Page 11 - Demo
P. 11
Tematika I2përqafua nga fiset e ardhura. Në Knos është zbuluar pallati “Labirinti i Minosit”.Gjatë mijëvjeçarit të dytë pr.K., në territorin e Greqisë u dyndën fiset helene të akejve, të cilat u vendosën në Mikenë. Rreth vitit 1400 pr.K., akejtë pushtuan Kretën e shkatërruar nga tërmetet dhe krijuan gradualisht qytetërimin e tyre të njohur si Qytetërimi i Mikenës, i cili është zhvillim i mëtejshëm i qytetërimit kretas. Mikena ishte një qytet i pasur dhe i fuqishëm. Në Mikenë janë zbuluar mure madhështore të ndërtuara me gurë shumë të mëdhenj, që u quajtën “mure ciklopike”. Në shekullin XII pr.K., akejtë e Mikenës, të udhëhequr nga mbreti Agamemnon, zhvilluan luftën kundër Trojës, që gjendej në cepin veriperëndimor të Azisë së Vogël. Qytetërimi i Mikenës mori fund me dyndjen e fiseve dore.Fillimet e qytetërimit helenik dhe lindja e polisit grekGjatë shekujve XII-IX pr.K., periudhë që njihet edhe si periudha homerike, shoqëria greke jetonte ende në sistemin primitiv fisnor. Megjithatë, ajo kishte hyrë në një fazë ndryshimesh, si rezultat i zhvillimit të jetës ekonomike e shoqërore. Kishte nisur procesi i diferencimit pasuror të shoqërisë. Në krye të fiseve qëndronin bazilejtë (prijësit), të cilët ishin të parët mes të barabartëve. Ata ishin prijës ushtarakë në kohë lufte, ndërsa në kohë paqeje kryenin funksionin e kryepriftit e të gjykatësit dhe kishin filluar të pasuroheshin. Për të gjitha çështjet e rëndësishme, bazileu konsultohej me bulenë (këshillin e pleqve) dhe pa miratimin e saj nuk merrte vendime. Një organ i tretë i drejtimit shoqëror ishte agora (mbledhja popullore), ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e lirë të bashkësisë.Shekujt VIII-VI pr.K., janë më domethënësit në historinë e Greqisë së Lashtë, pasi në këtë periudhë lindi shoqëria e qytetëruar. Dy dukuritë kryesore që karakterizojnë këtë periudhë ishin: lindja e polisit dhe përhapja e gjerë e kolonive.Origjinën e polisit e gjejmë në zhvillimin e madh të tregtisë, zejtarisë dhe të institucioneve, që u vërejt në Greqi në shekujt VIII-VI pr.K., dhe në kthesën epokale që këto sollën në jetën urbane të popullsisë. Gjithashtu, lindja e tij u diktua, mbi të gjitha, nga copëzimi i mjedisit gjeografik të Greqisë. Produkte të këtij copëzimi kanë qenë dasitë, mëritë dhe armiqësitë e përhershme ndërmjet poliseve. E megjithatë, grekët e lashtë kishin një ndërgjegje të përbashkët, të rrënjosur nga gjuha, feja e zakonet e njëjta. Poliset ishin shtete autonome që përfshinin, përveç qytetit, edhe territoret rreth tij. Karakteristika themelore e polisit ishte ekzistenca e institucioneve dhe e ligjeve që rregullonin jetën e qytetarëve. Në qendër të qytetit gjendeshin: agora dhe ndërtesat qeveritare, tempujt e perëndive kryesore, punishtet zejtare etj. Në aspektin politik, poliset përfaqësonin një bashkësi qytetarësh që qeveriseshin në kuadrin e republikave, por me organizime politike të ndryshme: demokratike, siç ishte Athina, dhe oligarkike ose aristokratike, siç ishte Sparta. Këto të dyja ishin edhe ndër poliset më të mëdha.Krijimi i kolonive grekeNë shekujt VIII-VI pr.K., ndodhi procesi i kolonizimit, një dukuri historike, tipike për Greqinë e asaj kohe. Grekët u shpërngulën masivisht nga qytetet e Greqisë kontinentale e ishullore për t’u vendosur në toka të tjera. Varfërimi ekonomik, humbja e tokës, borxhet, nevoja për lëndë të para dhe për tregje, konfliktet shoqërore, rritja e numrit të popullsisë etj., ishin disa nga arsyet kryesore të shpërnguljes greke. Kolonitë krijoheshin kryesisht përgjatë brigjeve detare. Koloni të shumta (Kuma, kolonia e parë, Neapolisi, Sirakuza) u krijuan në perëndim të brigjeve të Mesdheut, sidomos në Italinë e Jugut, e cila mori emrin “Greqia e Madhe”, në Sicili, në Spanjë, në brigjet e Jonit dhe të Adriatik LeximLabirinti i MinositPallati labirint u ndërtua në Kretë nga mjeshtri Dedal, me urdhër të mbretit legjendar Minos. Labirinti ishte një ndërtesë me plan shumë të ndërlikuar, që kishte një numër të madh hyrjesh e korridoresh të ngatërruara në mënyrë të tillë që, kushdo që hynte ta kishte shumë të vështirë të dilte. Në një dhomë në qendër rrinte Minotauri, përbindësh me trup njeriu dhe kokë demi. Ai ushqehej me të dënuarit dhe me 7 djem e 7 vajza që Athina i dërgonte si haraç të përvitshëm. Sipas mitit, ai u vra nga Tezeu, i cili u ndihmua nga Ariana, e bija e mbretit Minos.Rrënojat e labirinthit të Minosit9

