Page 110 - Demo
P. 110


                                    Harta e formimit të 5Mbretërisë së ItalisëSi kryeministër, Kavuri punoi për ngritjen e ekonomisë së mbretërisë dhe zgjeroi ushtrinë e saj. Ai ndërtoi hekurudha, përmirësoi bujqësinë dhe zhvilloi industrinë. Kjo politikë i dha Mbretërisë së Piemontit një bazë të fuqishme ekonomike, të nevojshme për udhëheqjen e lëvizjes për bashkim. Një hap tjetër që ai ndërmori ishte lidhja e aleancave me vendet e tjera: Britaninë e Madhe dhe Francën.Në vitin 1858, Kavuri nënshkroi një traktat të fshehtë me Napoleonin III të Francës, sipas të cilit, në qoftë se Austria kërcënonte Piemontin, Franca do ta përkrahte këtë të fundit në luftën për çlirim. Në shkëmbim të kësaj ndihme, Mbretëria e Sardenjës do t’i jepte Francës dy territore të vogla kufitare, Nicën dhe Savojën.Etapa e dytë dhe e tretë e bashkimit të ItalisëLufta e Dytë për pavarësi filloi më 26 prill 1859, me fillimin e Luftës AustroPiemonteze. Fati i luftës u zgjidh brenda pak muajsh në të mirë të aleatëve franko-piemontezë. Me Francën si aleate, Mbretëria e Sardenjës e shtriu pushtetin e saj mbi Lombardi, e më pas mbi qytetet e Parmës, Modenas dhe krahinat e Toskanës dhe Romanjës. Ndërsa veriu i Italisë po përparonte në procesin e bashkimit, një lëvizje e re kishte filluar të zhvillohej në Jug. Në pranverën e vitit 1860, rreth një mijë patriotë italianë ndërmorën atë që njihet si “Ekspedita e të Njëmijëve”. Vullnetarët lundruan me anije nga Gjenova dhe zbarkuan në ishullin e Sicilisë, më 11 maj 1860. Kjo ushtri vullnetare ishte e vendosur të çlironte Mbretërinë e dy Sicilive nga mbreti spanjoll. Komandanti i të “Njëmijë Këmishëkuqve”, siç u thirrën për shkak të veshjes së tyre të dallueshme, ishte Xhuzepe Garibaldi, (Giuseppe Garibaldi, 1807-1882), i cili kishte luftuar në revolucionin e vitit 1848. Patriotizmi i Garibaldit dhe dashuria e tij për lirinë e bënë atë një hero të të gjithë Italisë. Mijëra patriotë sicilianë, ndër të cilët edhe mjaft arbëreshë, u bashkuan në vitin 1860 me Garibaldin. Brenda dy muajve, trupat e tij çliruan ishullin e Sicilisë dhe kaluan ngushticën e Mesinës drejt Gadishullit Italian. Forcat e Garibaldit më pas marshuan drejt Napolit, ndërsa mbreti Burbon u largua. Në shtator të vitit 1860, mori fund edhe Mbretëria e dy Sicilive.Deti AdriatikBetejaEkspedita e ushtrisë piemontezeEkspedita e të NjëmijëveShteti i Kishës në fund të vitit 1860Aneksimet në tetor-nëntor 1860Mbretëria e SardenjësTerritore të kaluara nën Mbretërinë e Sardenjës, korrik 1859Aneksimet në mars 1860Territore të kaluara nën Francën, mars 1860Grandukato i ToskanësVenetoPERANDORIA E AUSTRISËZvicraFrancaDeti JonDeti TirrenKorsika TalamoneKapreraPeskaraAnkona San MarinoKastelfidardo TevereArnoKuartoXhenovaTorinoMbretëria e dy SiciliveNapoliTeanoSulmonaRomaGaetaBolonjaVeneciaDUKATI I PARMËSDUKATI I MODENËSShteti i KishësVoltrunoMbretëria e SardenjësMbretëria e SardenjësLombardiaMilanoNicaPoMesinaSalemi Marsala108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114