Page 111 - Demo
P. 111


                                    Tematika IVTakimi i Garibaldit me mbretin Viktor Emanueli II, vjeshtë 1860. Pikturë e S. de Albertis6Territoret e zëna nga forcat patriotikeiu bashkuan me dëshirë Mbretërisë së Piemontit. Në fillim të nëntorit 1860, krahinat papale të Umbrias dhe Markeve votuan për bashkimin me Mbretërinë e Sardenjës. Menjëherë pas tyre, Napoli dhe Sicilia votuan gjithashtu për t’u bashkuar me to. Më 17 mars 1861, Viktor Emanueli II (1861-1878), pinjoll i familjes së Savojës, u shpall mbret i Italisë. Kjo ngjarje shënon fundin e etapës së dytë të luftës për pavarësi. Kavuri vdiq tre muaj më vonë, pasi pa të realizuar ëndrrën e tij për një Itali të bashkuar.Etapa e tretë fillon në kohën kur Italia i mori Austrisë krahinën e Venetos, pas humbjes që ajo pësoi me Prusinë në vitin 1866, në Luftën Austro-Prusiane. Ngjarja përmbyllëse e këtij procesi shënohet më 20 shtator 1870, kur ushtria italiane aneksoi Romën, duke e deklaruar atë kryeqytetin e ri të shtetit të bashkuar italian. Në korrik 1871, kryeqyteti dhe qeveria u transferuan në Romë. Pas një referendumi, aneksimi i qytetit nga Mbretëria e Italisë u bë fakt i kryer. Pas bashkimit politik, “bërjes së Italisë”, detyra që mbetej ishte ndërtimi i shtetit dhe krijimi i një identiteti kombëtar italian. Organizimi dhe konsolidimi i shtetit të bashkuar u kryen mbi bazën e kushtetutës dhe legjislacionit të Piemontit: kjo u quajt edhe “qepja e çizmes”, pra bashkimi politiko-administrativ i shtetit të ri. Qeveritë pasuese, nga 1876 deri më 1896 u përballën me problemet e rënda ekonomike dhe shoqërore: fillimin e industrializimit të parë italian, krizën agrare të viteve 1880, përplasjet shoqërore të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XIX, që patën epilogun e tyre dramatik në krizën e vitit 1898 dhe vrasjen e mbretit Umberti I në vitin 1900.• Përshkruani fjalët dhe shprehjet e mëposhtme: Risorgimento (Rilindja); Ekspedita e të Njëmijëve; “Italia e re”.• Cilat ishin rrymat politike që përgatitën bashkimin e Italisë? • Si mund të realizohej bashkimi i Italisë sipas Kavurit? • Si ia arriti Mbretëria e Sardenjës të bashkonte Italinë e Veriut? • Si u arrit që e gjithë Italia të vendosej nën sundimin e një sovrani të vetëm? • Macini, Kavuri dhe Garibaldi luftuan për pavarësinë e Italisë. Ku ndryshojnë metodat e tyre të veprimit?Verifikoni njohuritëMendo si historian: Mendohet se Masimo d’Axelio ka thënë shprehjen: “Italinë e bëmë, tani të bëjmë italianët”. Jepni gjykimin tuaj mbi kuptimin e saj.Hulumtoni dhe diskutoni109
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115