Page 112 - Demo
P. 112
Oto Fon Bismarku 2Tema 11 Bashkimi i GjermanisëGrmicëhistorikeGjermania, nga Kongresi i Vjenës (1815) deri më 1864Kongresi i Vjenës krijoi Konfederatën Gjermane, një bashkim formal shtetesh për mbështetje në planin e jashtëm, që kishte si organ të përbashkët Parlamentin e Frankfurtit, të kryesuar nga Perandori i Austrisë. Të gjitha shtetet gjermane ruanin pavarësinë e tyre të plotë. Në Gjermani, hapi i parë drejt bashkimit ishte ai ekonomik. Në vitin 1834, nën udhëheqjen e Prusisë, shtetet gjermane formuan të ashtuquajturin \një bashkim doganor, falë të cilit u zvogëluan tarifat doganore mes anëtarëve, u krijua një sistem monetar i vetëm, që ndihmoi shtetet të bënin tregti lehtësisht njëri me tjetrin. Nga mesi i viteve 1840, në të u përfshinë pjesa më e madhe e shteteve gjermane. Austria nuk mori pjesë në këtë bashkim. Falë sistemit të ri doganor, ekonomia dhe industria gjermane morën një vrull të jashtëzakonshëm. Të kënaqur nga rezultatet e bashkimit ekonomik, shumë gjermanë filluan të mbështesnin edhe bashkimin politik. Revolucioni i vitit 1848 në tokat gjermane dështoi në objektivin për bashkimin e vendit, pavarësisht forcave nacionaliste, të cilatarritën madje të hartonin më 1849 një kushtetutë për një Gjermani Federale. Në vitin 1859, një grup liberalësh nga Hanoveri formuan Bashkimin Gjerman, një organizatë që synonte reforma kushtetuese dhe bënte thirrje për një Gjermani të bashkuar. Ky organizëm përkrahte rolin e Prusisë si udhëheqëse e këtij procesi. Udhëheqja e Bismarkut në Bashkimin e GjermanisëBashkimi i Gjermanisë u realizua kryesisht në saje të përpjekjeve të Oto Fon Bismarkut (Otto von Bismarck, 1815-1898), i cili në vitin 1862 u bë kryeministër (kancelar) i Prusisë, në periudhën kur mbret i saj ishte Vilhelmi I (Wilhelm Friedrich Ludwig, 1861-1888). Bismarku ka qenë një Bismarku e shihte luftën me Francën si një prej rrugëve për të realizuar procesin e bashkimit të Gjermanisë. Për këtë qëllim, ai arriti të ndryshonte një telegram të dërguar nga Kaiseri Vilhelm rreth një takimi të këtij të fundit me ambasadorin francez. Bismarku e modifikoi telegramin në mënyrë që të kishte një ton kërcënues dhe ofendues, duke provokuar kështu Francën, e cila pas pak kohe i shpalli luftë Prusisë.Pamje e qendrës së Vjenës. Pikturë, 18731110

