Page 113 - Demo
P. 113
Tematika IVVilhelmi IRrethimi i Parisit. Pikturë e Zh-L. Mesonie, 1870-187134politikan autoritar, por largpamës, i vendosur dhe i qartë në vendimmarrje. Nga viti 1862 deri më 1866, ai e qeverisi Prusinë duke mënjanuar rolin e parlamentit. Bismarku ndërtoi një makinë ushtarake prusiane shumë efikase dhe ndërmori një politikë të jashtme aktive, e cila e çoi në Luftën e Parë për Bashkim, në vitin 1864.Bismarku e konceptonte Gjermaninë e Bashkuar si një shtet, ku Prusia do të mbizotëronte mbi shtetet e tjera. Ai ishte i bindur se vendi mund të bashkohej vetëm nëpërmjet luftës. Lëvizja e parë e Bismarkut drejt bashkimit ishte lufta kundër Danimarkës, më 1864. Kur Danimarka ngriti pretendimin mbi dy krahinat bregdetare të Shlezvingut dhe Holshteinit, Prusia dhe Austria i shpallën luftë. Forcat e bashkuara të tyre i mundën me lehtësi danezët, por dy aleatët nuk ranë në ujdi mbi mënyrën se si duhej të organizoheshin territoret e reja. Bismarku e shfrytëzoi këtë grindje për ta shtyrë Austrinë drejt luftës. Ushtria prusiane e shkatërroi atë austriake në Luftën Shtatëjavore të vitit 1866. Austria kishte një shtet me popullsi të madhe, por ushtria prusiane, ndonëse e vogël, ishte më e stërvitur sesa ajo austriake. Fitorja mbi Austrinë i dha Prusisë kontrollin e Shlezvingut dhe Holshteinit, si dhe të disa shteteve të tjera të vogla si Hanoveri, HeseKaseli dhe qyteti i lirë i Frankfurtit.Pas luftës, Prusia organizoi një bashkim të ri shtetesh, të quajtur Konfederata e Gjermanisë Veriore. Austria nuk u përfshi në konfederatën e re dhe në këtë mënyrë ajo humbi ndikimin e saj në çështjet gjermane. Shtetet e Gjermanisë Jugore, shumica e të cilave ishin katolike, mbetën të pavarura. Popullsia katolike e këtyre shteteve nuk kishte dëshirë të ishte nën sundimin e Prusisë protestante. Franca, e shqetësuar nga shtrirja e Gjermanisë, iu kundërvu kontrollit prusian mbi këto shtete. Edhe një herë, Bismarku vendosi të përdorte luftën, si mjet për bashkimin e plotë të Gjermanisë. Ai kishte besim se, në qoftë se Prusia hynte në luftë me Francën, shtetet e Gjermanisë së Jugut do të bashkoheshin me Prusinë.Për shkak të një incidenti diplomatik të shkaktuar qëllimisht nga vetë Bismarku, më 15 korrik 1870, Napoleoni III i shpalli luftë Prusisë. Kështu filloi Lufta Franko-Prusiane. Forcat franceze nuk ishin të mjaftueshme dhe as të organizuara për t’i bërë ballë ushtrisë së fuqishme prusiane. Sikurse Bismarku e priste, shtetet e Gjermanisë së Jugut i erdhën në ndihmë Prusisë. Ushtria prusiane përparoi drejt Francës dhe, në Sedan, më 2 shtator 1870, një ushtri e tërë franceze, përfshirë vetë Napoleonin III, u zu rob. Parisi kapitulloi më 28 janar 1871. Sipas Traktatit të Paqes, Franca duhej të paguante një dëmshpërblim prej 5 miliardë frangash dhe të dorëzonte krahinat e Alsasës dhe Lorenës. Para 5 Napoleoni III111

