Page 114 - Demo
P. 114
përfundimit të luftës, shtetet e Gjermanisë së Jugut pranuan të hynin në Konfederatën e Gjermanisë së Veriut. Më 18 janar 1871, në Versajë, Vilhelmi I u shpall Perandor i Perandorisë së Dytë Gjermane, Rajhu II (Reich) (Perandoria e parë ishte Perandoria e Shenjtë Romake mesjetare).Bashkimi i Gjermanisë u arrit falë veprimit të monarkisë dhe aftësisë së ushtrisë prusiane. Udhëheqja prusiane e bashkimit të Gjermanisë nënkuptonte triumfin e autoritarizmit dhe vlerave ushtarake mbi ndjenjat liberale dhe kushtetuese. Shteti i ri mori një rëndësi të madhe, sidomos falë rezervave industriale dhe fuqisë ushtarake.Gjermania bismarkiane (1871-1890)Më 14 prill 1871, Raishtagu, që përfaqësonte të gjithë vendin, miratoi një kushtetutë të re për Gjermaninë. U krijua një qeveri perandorake pa pushtetet dhe degët e mjaftueshme administrative, që i jepnin kuptim qeverisjes, një shtet federal që ishte i penguar në strukturën e tij të mirëfilltë federale nga pozicioni i veçantë zotërues i Prusisë në Perandori. Sipas kushtetutës, perandori ishte sovrani i shtetit, por sistemi arsimor, policia, gjykatat dhe pjesa më e madhe e çështjeve fiskale dhe shumë të tjera ishin çështje që administroheshin prej shteteve të veçanta. Bismarku iu kundërvu çfarëdolloj përpjekjeje për një sistem të mirëfilltë parlamentar të ngjashëm me atë të Britanisë ose Francës.Shpallja e Perandorisë Gjermane në pallatin e Versajës, më 18 janar 1871. Në qendër, Oto fon Bismarku, me veshje të bardhë.Pikturë e A.V. Vernerit6112

