Page 115 - Demo
P. 115
Tematika IVVilhelmi II dhe Oto fon Bismarku7Zhvillimi i industrisë u shoqërua paralelisht me rritjen e klasës punëtore dhe me një urbanizim të shpejtë. Ky ndryshim e rëndoi gjendjen shoqërore dhe gjallëroi lëvizjen socialiste, përfaqësuese kryesore e së cilës ishte Partia Social-Demokrate, që u bë partia më e fuqishme në Gjermani dhe njëkohësisht partia më e madhe punëtore në Evropë. Partia Social-Demokrate Gjermane e ka fillesën e saj në aktivitetet e Ferdinand Lasalit (Ferdinand Lassalle, 1825-1864). Edhe pas vdekjes së tij, lëvizja punëtore në Gjermani u dallua nga rivaliteti midis pasuesve të Lasalit dhe atyre marksistë, më të shquarit ndër të cilët qenë Vilhelm Libkneht (Wilhelm Leibknecht, 1826-1900) dhe August Bebel (August Bebel, 1840-1913). Rrymat rivale të socializmit gjerman arritën të gjenin një gjuhë të përbashkët me Programin e Gotes, i formuluar në vitin 1875. Trashëgimia që Lasali i la lëvizjes së klasës punëtore, ishin “Përgjigjet e Hapura”. Nga ky moment, socializmi bëri përparime të rëndësishme, duke arritur të ketë 12 deputetë në Raishtag, në vitin 1877. Në bindjet e Bismarkut, socializmi paraqitej si pengesë, ndoshta sepse ai konsideronte që socialistët kishin lidhje besnikërie që shkonin përtej kufijve kombëtarë. Veprimi i tij i parë qe pengimi i lëvizjes nëpërmjet ndërmarrjes së një legjislacioni antisocialist mjaft të rreptë, gjë që i detyroi socialistët të kalonin masivisht në ilegalitet. Duke e kuptuar se masat punonjëse tregonin më interes ndaj përfitimeve konkrete, sesa ndaj konceptimeve abstrakte të shoqërisë dhe ekonomisë, Bismarku filloi përpjekjet për t’i mundur socialistët me armët e tyre, duke zgjeruar legjislacionin social në ndihmë të punonjësve. Në vitin 1883 u miratua ligji i sigurimit shoqëror për të sëmurët, ndërsa më 1889, ligjet për sigurimet e pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit. Masat legjislative të ndërmarra bënë të mundur që Gjermania të bëhej shteti me legjislacionin social më të përparuar në Evropë, duke kompensuar deri diku mungesën e liberalizmit politik në planin e brendshëm.• Cilat ishin tri luftërat që zhvilloi Bismarku për bashkimin e Gjermanisë?• Cilët janë faktorët që ndihmuan Gjermaninë të bëhej një prej kombeve më të fuqishme në botë?• Cilat qenë tiparet e Perandorisë së re Gjermane?• Cili ishte vendi i Prusisë në Perandorinë Gjermane?• Cilat janë disa nga tiparet e lëvizjes socialiste në Gjermani dhe përfaqësuesit e saj kryesorë?• Cilat ishin “armët” që Bismarku përdori për mposhtjen e socializmit gjerman?Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Arsyetoni në cilat momente, diplomacia e Bismarkut i ka shërbyer procesit të bashkimit dhe konsolidimit të shtetit gjerman.Hulumtoni dhe diskutoni113

