Page 116 - Demo
P. 116


                                    Tema 12 Britania e Madhe, nga konservatorizmi drejt liberalizmitGrmicëhistorikePërpjekjet e para për liberalizimin e jetësNë fillim të shek. XIX, dy partitë kryesore politike kanë qenë Torët ose Konservatorët dhe Vigët ose Liberalët. Në qeverisjen britanike, deri në vitin 1832, mbizotëruan pikëpamjet politike të Torëve. Vdekja e Mbretit Xhorxh IV (George IV) dhe ardhja në fron e vëllait të tij, Uilliam IV (William IV), sipas traditës kushtetuese angleze kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Zgjedhjet përfunduan me një fitore të thellë të reformatorëve, të cilët kishin gjetur mbështetje të gjerë në shoqërinë britanike edhe falë Revolucionit Industrial. Vigët zhbënë rendin e vjetër dhe u përfshinë në udhëheqjen e vendit, së bashku me aristokracinë e vjetër dhe me borgjezinë e re e të fuqishme industriale.Reforma Parlamentare dhe Çartizmi (1830-1848)Reforma Parlamentare e vitit 1832, u miratua nën drejtimin e Vigëve dhe përbën njohjen e parë të ndryshimeve rrënjësore që solli në shoqërinë britanike Revolucioni Industrial. Migrimi i punonjësve nga një krahinë në tjetrën, në varësi të industrializimit, lindja e qyteteve të reja dhe rritja dramatike e disa qyteteve të vjetra, theksuan padrejtësinë e një sistemi të pandryshuar që prej shekullit XVII. Pas Reformës Parlamentare, Dhoma e Komunave filloi të merrte tiparet e vërteta të një parlamenti përfaqësues. Ajo gjithashtu mundësoi triumfin e liberalizmit ekonomik në Britaninë e Madhe.Megjithatë, mjerimi i përgjithshëm rëndoi ndjenjat e klasës punëtore në këto vite. Punëtorët kërkuan gjithmonë e më shumë përfaqësim politik. Manifestimi më i rëndësishëm i këtyre ndjenjave ishte Lëvizja Çartiste, e cila do të paraqiste një listë me kërkesa politike (Letra Popullore, \Charter\për burrat, votim të fshehtë etj. Ky program në thelb kërkonte vendosjen e sistemit elektoral me themele demokratike.Fushata për mbështetjen e çartistëve arriti kulmin në pranverën e vitit 1839, me mbledhjen në Londër të një Konvente Kombëtare dhe paraqitjen në parlament të një peticioni gjigant, të nënshkruar nga më shumë se një milion vetë. Parlamenti refuzoi madje edhe ta merrte në konsideratë peticionin. Kërkesat çartiste u realizuan në periudhën mes viteve 1858 dhe 1918. Vetëm kërkesa për zhvillimin e përvitshëm të zgjedhjeve parlamentare nuk u bë pjesë e sistemit elektoral anglez. Në Angli janë bërë edhe disa reforma Kryeministri Benxhamin Dizraeli (Benjamin Disraeli) ka qenë i vetmi kryeministër britanik me origjinë hebreje në të gjithë historinë e Anglisë. Kur ishte në moshën 12-vjeçare, u konvertua në anglikan së bashku me të atin, për shkak të një mosmarrëveshjeje të këtij të fundit me sinagogën lokale.Uilliami IV. Pikturë e M. ArçerXhorxhi IV. Pikturë e Lorens, 181621114
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120