Page 117 - Demo
P. 117
Tematika IVelektorale të tjera që kanë zgjeruar të drejtën e votimit, mes të cilave kujtojmë Reformën e Dytë Elektorale (The Second Reform Bill), më 1867. Ligji i vitit 1884 e njësoi të drejtën e votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Një vit më vonë, më 1885, një shtesë e re në ligj (Redistribution Act) e rriti numrin e deputetëve në Dhomën e Komunave në 607 anëtarë të zgjedhur, me disa përjashtime, nga një njësi e vetme me të drejta të barabarta.Megjithatë, në shekullin XIX dhe në fillim të shek. XX nuk u arrit deri në votimin e përgjithshëm dhe aq më pak në votimin e grave, të kërkuar me aq forcë nga lëvizja feministe, që dëshironte emancipimin e gruas, çlirimin e saj nga inferioriteti juridik dhe profesional karshi burrit.Mbretëresha Viktoria, Epoka ViktorianeGjatë viteve të vrullshme të Lëvizjes Çartiste, në fronin britanik erdhi një sovrane e re, Viktoria. Megjithëse një vajzë e re, vetëm 18-vjeçare në kohën e ardhjes në fron, monarkja e re kishte energji, vendosmëri e inteligjencë. Mbretërimi i saj (1837-1901) është më i gjati në historinë angleze dhe më i pasuri, nga pikëpamja e mirëqenies materiale, fuqisë politike, përparimit shkencor dhe arritjeve kulturore. Në rrjedhën e shekullit XIX, Britania u bë kombi më i pasur dhe më i fuqishëm në Evropë, qendra kryesore e tregtisë dhe e financës botërore. Elementet kryesore të forcës së saj qëndronin në transformimin e ekonomisë, në mbizotërimin e saj në qarkullimin ndërkombëtar të mallrave, në një sistem qeverisjeje të hapur ndaj reformave demokratike, e që bazohej në alternimin në pushtet të Partisë Liberale me atë Konservatore. Lulëzuan qytetet industriale, ku zhvilloheshin kryesisht aktivitetet minerare, por edhe industria metalurgjike dhe tekstile. Anglia dallohej për një sistem bankar dhe një sistem transporti të zhvilluar si askund në botë. Prodhimet britanike përmbytën tregjet botërore. E gjithë kjo në saje të lirisë së tregtisë, që ishte bërë tashmë një sistem referimi për të gjitha qeveritë angleze. Jeta politike në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XXNë gjysmën e dytë të shekullit XIX, jeta politike u përqendrua mes dy partive kryesore: Partia Liberale, e drejtuar nga Gledstoun (William Gladstone), dhe Partia Konservatore, e drejtuar nga Dizraeli (Benjamin Disraeli). Vetë Gledstouni u shqua për ndërmarrjen e disa reformave të rëndësishme. Dy nga masat që dallohen për një frymë tipike liberale e reformatore, ishin Reforma e Shërbimit Civil, më 1870, dhe po në të njëjtin vit, Ligji për Arsimin. Vëmendja e kabinetit të parë ministror të Gledstounit u përqendrua në problemet e Irlandës, të cilave u përpoq t’u jepte zgjidhje Mbretëreshë Viktoria me familjen e saj. Pikturë e F. Uinterhalter, 18463Uilliam Gledstoun 4115

