Page 118 - Demo
P. 118


                                    6bazuar mbi konceptin e vetëqeverisjes së Irlandës, territorit të banuar në shumicë nga popullsia katolike me origjinë të lashtë kelte. Vetëqeverisja parashikonte formimin e parlamentit irlandez dhe të një qeverie në Dublin, me autoritet mbi të gjitha çështjet, përveç atyre ushtarake, të jashtme, politikës fiskale dhe tregtisë, monedhës dhe doganave. Irlanda e Veriut e banuar përgjysmë nga irlandezë katolikë dhe unionistë-protestantë, refuzoi t’i nënshtrohej ligjit të vetëqeverisjes, të miratuar më 1914, ndërsa oficerët e ushtrisë britanike në këtë provincë, shpallën se ata nuk do t’u bindeshin urdhrave. Meqenëse në Evropë kishte shpërthyer lufta, qeveria vendosi ta shtynte për më vonë zbatimin e projektit të vetëqeverisjes. Ky vendim nxiti rigjallërimin e ekstremizmit në pjesën veriore të ishullit dhe përgatiti rrugën për Kryengritjen e Pashkëve të vitit 1916 në Dublin, që do të sillte gradualisht shkëputjen e pjesës më të madhe të ishullit irlandez nga sovraniteti britanik.Formimi i Partisë LaburisteNë kushtet e rritjes së kërkesës për zgjerimin e mëtejshëm së të drejtës së votimit dhe vazhdimit të situatës së amullt ekonomike, ishte e pashmangshme lindja e një partie të re politike që do të përfaqësonte masat popullore. Partia Laburiste e shekullit XX lindi prej Shoqërisë Fabiane, prej Partisë së Pavarur Laburiste dhe prej sindikatave të reja. Fabianët ishin një grup intelektualësh të klasës së mesme. Ata e vunë theksin në nevojën e një riorganizimi themelor të shoqërisë britanike dhe trumbetonin se një gjë e tillë duhej të përfshinte dy drejtime kryesore politike: një demokraci të pakufizuar në sferën politike dhe socializimin në sferën ekonomike. Fabianët nuk ishin revolucionarë, por gradualistë. Benxhamin Dizrael 5Fjalorlëvizja sufrazhiste– lëvizja për të drejtën ligjore të grave për të votuar në zgjedhjet politike.Një nga protestat e grave për të drejtën e votës, 1913. (lëvizja sufrazhiste)116
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122