Page 119 - Demo
P. 119
Tematika IV7Mbreti Xhorxh VDemokracia Britanike më 1914Zgjerimi i së drejtës së votimit në Britani bëri të mundur që një masë e madhe e popullsisë të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, kurse kompetencat e Dhomës së Lordëve erdhën duke u dobësuar. Edhe qeverisja lokale u transformua nëpërmjet vendosjes së një sistemi zgjedhor për këshillat e njësive krahinore, duke zëvendësuar sistemin e vjetër aristokratik. Shërbimet sociale u zgjeruan dhe përfshinë edhe kujdesin mjekësor, sigurimin shëndetësor, arsimin publik. Ndërkaq, fillimi i mbretërimit të Xhorxhit V (George V, 1910-1936) përkoi me një klimë tensionesh të rënda të brendshme: fillimisht, skandali i \të subvencionuar nga shteti, grevat e viteve 1911-1912 kundër parimit të kontributit punëtor në fondin për pensionet e pleqërisë, si dhe ashpërsimi i lëvizjes feministe për të drejtën e votës së grave (lëvizja sufrazhiste).Në vitet 1912-1914, punëtorët britanikë morën pjesë në një valë të egër grevash dhe lëvizja paqësore për shtrirjen e së drejtës së votimit te gratë (1913-1914) përfundoi në një trazirë. Shoqëria britanike përjetoi një rënie të besimit te ligji, arsyeja dhe kompromisi, të cilët kishin qenë zemra e filozofisë liberale. Politikani i madh britanik Uinston Çërçill (Winston Churchill) do të shprehej: “Sistemet civile dhe parlamentare nën të cilat qytetari anglez ishte mësuar prej kohësh, kanë pësuar një sfidë të ashpër force dhe po bëhen pre e kërcënimeve dhe vrazhdësisë”. • Cilat janë dy partitë kryesore politike në Britaninë e Madhe gjatë rrjedhës së shekullit XIX?• Kur lindi Partia Laburiste dhe nga se përbëhej ajo?• Përkufizoni Epokën Viktoriane, në pikëpamjen kohore dhe përmbajtësore.• Shpjegoni çështjen irlandeze dhe çfarë përfaqëson projekti i vetadministrimit të Irlandës.• Cilët janë dy kryeministrat që spikatën në gjysmën e dytë të shekullit XIX?Verifikoni njohuritëMendo si historian: Anglia ka qenë jo vetëm vendi i Revolucionit Industrial ku u kryen më herët reformat elektorale, por edhe vendi ku mori hov dhe u zhvillua lëvizja feministe (sufrazhiste), duke u bërë shembull për vendet e tjera. • Cilat ishin kërkesat dhe protagonistet e kësaj lëvizjeje. Hulumtoni dhe jepni gjykimin tuaj mbi arritjet e saj.Hulumtoni dhe diskutoni117

