Page 120 - Demo
P. 120
1. Evidentoni dhe analizoni faktorët që ndikuan në zhvillimin e Rilindjes Italiane.2. Identifikoni shkaqet që ndikuan në realizimin e zbulimeve të mëdha gjeografike dhe ilustroni me shembuj kushtet që mundësuan këto zbulime. 3. Cili prej pohimeve të mëposhtme është rrjedhojë e zbulimeve të mëdha gjeografike? a) U hapën rrugë të reja tregtare drejt tokave të reja. b) U krijuan perandoritë koloniale. c) Qendra e tregtisë u zhvendos në Atlantik. d) Të gjitha.4. Shpjegoni rrethanat historike në të cilat lindi Reformacioni dhe ilustroni me shembuj përhapjen e tij dhe ngjyrimet që mori në shtete të ndryshme.5. Ngjarja historike në të cilën u pranua zyrtarisht ekzistenca e dy besimeve të ndryshme fetare të krishtera (katolikë dhe protestantë) në Gjermani, ishte: a) Traktati i Augsburgut; b) Traktati i Vestfalisë; c) Traktati i Utrehtit; d) Traktati i Rastatit.6. Krahasoni pozitën e Kishës Katolike në Evropë para dhe pas Reformacionit, duke e ilustruar me shembuj konkretë.7. Komentoni përmbajtjen e marrëveshjes së kapitulacioneve të nënshkruara nga Perandoria Osmane dhe sillni elemente konkrete të përmbajtjes së saj.8. Analizoni dhe jepni shembuj të dallimeve të politikës osmane në vende të ndryshme të Ballkanit.9. Dekreti i Nantës përballë Dekretit të Fontenëblosë; renditni pikat kryesore të përmbajtjes së tyre. Dekreti i Nantës (1598) Dekreti i Fontenëblosë (1685)10. Renditni reformat e Kolbertit për nxitjen e ekonomisë së Francës dhe analizoni thelbin e tyre.11. Argumentoni përse Franca, një vend katolik, në Luftën 30-vjeçare u rendit në krahun e vendeve protestante.12. Cila prej reformave i takon Katerinës së Madhe? a) Krijoi Senatin. b) Zëvendësoi Këshillin e Bojarëve me zyrtarë të emëruar. c) Çliroi fisnikët nga detyrimi civil dhe ushtarak. d) Krijoi një sinod të shenjtë.13. Vlerësoni arritjet dhe pasojat e Luftës Civile në Angli.Në përfundim të tematikave 3 dhe 4, nxënësi/ja duhet të ketë fituar njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme: 1.2.3.4.5.6.7.8.9.10.11.12.13.118

