Page 121 - Demo
P. 121
Tematika IV14. Cilit prej parimeve të Kushtetutës së ShBA-së të vitit 1787, i takon pohimi: “Secili nga shtetet ruan sovranitetin në çështjet e brendshme.”15. Komentoni në lidhje me parimin e mësipërm dhe shpjegoni parimet e tjera mbi të cilat u ndërtua kjo kushtetutë.16. Franca u shpall për herë të parë monarki kushtetuese në vitin: a) 1789; b) 1791; c) 1792; d) 1795. 17. Renditni disa prej pikave të përmbajtjes së Aktit të Lirive dhe të Drejtave të vitit 1689, në Angli.18. Rrethoni alternativën e saktë: A ishin spanjollët ata që krijuan perandorinë më të madhe koloniale? Po Jo A u realizua bashkimi i Italisë nga dy rrugë: “nga lart“ dhe “nga poshtë”? Po Jo A arriti Franca kulmin e absolutizmit në periudhën e kardinalit Rishelje? Po Jo A u fitua Lufta Civile në SHBA nga shtetet e Jugut? Po Jo A e ndihmoi Lufta Franko-Prusiane kancelarin Bismark për bashkimin e plotë të Gjermanisë? Po Jo Analizoni tri parimet mbi të cilat u bazua rregullimi gjeopolitik i Evropës pas periudhës së Napoleon Bonapartit. Jepni shembuj konkretë të zbatimit të këtyre parimeve.19. Krahasoni procesin e bashkimit të Italisë me atë të Gjermanisë dhe vini në dukje të përbashkëtat dhe veçantitë e tyre. Bashkimi i Italisë Bashkimi i GjermanisëTiparet dalluese Tiparet e përbashkëta Tiparet dalluese20. Analizoni përbërjen dhe pikëpamjet respektive të Jakobinëve dhe Zhirondinëve lidhur me dinamikën e Revolucionit Francez.21. Shpjegoni përse Revolucioni Industrial u krye pikërisht në Angli dhe jo në një shtet tjetër dhe sillni fakte konkrete për ilustrim. 22. Bllokada Kontinentale ishte drejtuar kundër: a) Britanisë; b) Spanjës; c) Rusisë; d) Italisë.14.15.16.17.18.20.19.21.22.23.119

