Page 122 - Demo
P. 122


                                    PROJEKT (Ora e dytë)Rezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja:x shpjegon konceptin “globalizim”;x analizon rrugët e përhapjes së dukurive globalizuese;x vlerëson ndikimin e globalizimit në ekonominë botërore;x analizon aspektin kulturor të proceseve globalizuese dhe rolin e tyre në integrimin apo përplasjen e kulturave të ndryshme;x identifikon eksperienca konkrete të globalizimit, duke analizuar rolin e tyre në shoqëri, ekonomi, kulturë etj.; x ballafaqon përparësitë dhe mangësitë e globalizimit kudo që ai haset;x evidenton elemente të globalizmit në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri.Burimet kryesore të informacionitTeksti mësimor Historia 10, interneti, materiale të shkruara në formë publikimesh apo artikujsh për këtë tematikë, materiale audiovizuale me karakter dokumentar apo artistik, biseda me specialistë të fushave të ndryshme, biseda me të afërm për përvoja konkrete.MetodologjiaPunë me grupe, hulumtim, intervista, diskutim, analizë, paraqitje, debat dhe shkëmbim mendimesh.MjetetTeksti mësimor, materiale të shtypura, artikuj nga shtypi i përditshëm, kompjuter, videoprojektor, tabelë interaktive, postera, materiale vizuale (fotografi ose filma).Organizimi i klasësNxënësit/et do të ndahen në dy grupe. Grupet do të përbëhen nga “përkrahësit” dhe “kundërshtarët” e procesit të globalizimit, me qëllim nxitjen e debatit dhe diskutimeve në klasë. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitx Nxënësit/et raportojnë punën e bërë deri në këtë fazë të projektit.x Evidentohet kontributi i secilit anëtar të grupit dhe shkalla e bashkëpunimit midis tyre.x Përshkruhet shkalla e përdorimit të burimeve të informacionit, rrugët e sigurimit dhe vlefshmëria e tyre.x Nxënësit/et raportojnë vështirësitë dhe bëjnë sugjerime edhe nga nxënës/e të grupeve të tjera mbi zgjidhje dhe ide të ndryshme.Tema: Globalizimi, prirje pozitive apo negative në botën e sotme?120
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126