Page 124 - Demo
P. 124


                                    Atentati në Sarajevë, që shërbeu si pretekst për fillimin e Luftës së Parë Botërore. Ilustrim 1Tema 1 Fillimet e krizave të shekullit XX. Lufta e Parë BotëroreGrmicëhistorikeLufta e Parë Botërore, e quajtur nga historianët edhe si “Lufta e Madhe”, nisi pas një periudhe pothuajse 100-vjeçare paqeje në Evropë dhe u shndërrua në konfliktin më të ashpër botëror të njohur deri atëherë. Numri i viktimave gjatë katër viteve të luftës (1914-1918) ishte rreth 10 milionë njerëz, shifër që tejkalonte në mënyrë të frikshme numrin e viktimave të të gjitha konflikteve të dy shekujve paraardhës. Në këtë luftë u përdorën për herë të parë armë të reja, si avionët, nëndetëset, tanket, flakëhedhësit dhe armët kimike.Shkaqet e LuftësShkaqet e Luftë së Parë Botërore janë të lidhura ngushtë me zhvillimet politikoekonomike dhe shoqërore të fundshekullit XIX: rritja e nacionalizmit, gara e armatimeve mes shteteve dhe dëshira për të pushtuar territore të reja. Nacionalizmi modern ishte një ideologji që kishte luajtur rol pozitiv në zhvillimin e Evropës, por që gradualisht po shndërrohej në nxitësin e konflikteve të ashpra. Ideja e epërsisë etnike ishte përhapur gjerësisht në Evropë dhe kishte krijuar një atmosferë ku kombet e tjera shiheshin me dyshim, në mos edhe me përçmim. Në këtë frymë, fuqia e një kombi mendohej se ishte e lidhur me fuqinë e tij ushtarake dhe ekonomike. Për të rritur zhvillimin ekonomik, Fuqitë e Mëdha kërkonin zgjerim territorial, sidomos në vendet me burime të pasura natyrore. Pas dy revolucioneve industriale, me fuqizimin e nacionalizmit dhe investimet në armatime, shtetet e fuqishme të Evropës filluan të kërkonin gjithnjë e më tepër mundësi për të shtrirë ndikimin e tyre mbi territoret e Afrikës, Azisë dhe Perandorisë Osmane, duke dashur t’i përdornin këto rajone si burime të lëndëve të para dhe si tregje për prodhimet e tyre. Në ndryshim nga më parë, kur evropianët ishin të interesuar për qytetet bregdetare, tanimë çdo territor ishte i lakmueshëm për ta, mjaftonte që të ishte i pasur me burime natyrore. Dëshira për të kontrolluar territoret nxiti konflikte të vogla dhe konkurrencë të ashpër. Për të qenë të përgatitur në rast konfliktesh, disa shtete lidhën marrëveshje politike dhe ushtarake mes tyre, duke krijuar aleanca të fshehta. Fillimisht u afrua Gjermania me Perandorinë Austro-Hungareze dhe Italinë, ndërsa më pas Franca me Rusinë dhe Britaninë e Madhe. Në bazë të këtyre aleancave, shtetet, veç të tjerash, angazhoheshin të mbronin njëri-tjetrin në rast sulmi. Marrëdhëniet mes blloqeve sa vinin e përkeqësoheshin, megjithëse askush nuk besonte se Evropa do të përfshihej në luftë. Fillimi i Luftës I BotëroreLufta e Parë Botërore filloi më 28 korrik 1914, kur Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, një muaj 122
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128