Page 125 - Demo
P. 125
Tematika VFrontet e Luftës së Parë Botërore: 1914-19162pas vrasjes në Sarajevë të princit trashëgimtar të fronit, Franc Ferdinandit, nga një nacionalist serb. Të detyruar nga traktatet e nënshkruara, shtetet evropiane i shpallën luftë njëri-tjetrit. Në fillim të gushtit 1914, e gjithë Evropa dhe një pjesë e konsiderueshme e kolonive ku shtriheshin fuqitë evropiane ishte angazhuar në luftë. Në fillim të Luftës, njëri grupi, i njohur edhe si Blloku Qendror, përfshinte Gjermaninë, Austro-Hungarinë, Perandorinë Osmane dhe Bullgarinë. Ndërsa grupimi tjetër, i njohur si Antanta përfshiu, Britaninë, Francën, Belgjikën, Rusinë (e cila do të dilte nga lufta në vitin 1917), ShBA (e cila u fut në konflikt në vitin 1917), Italinë (e cila u bashkua në vitin 1915), Japoninë, Rumaninë, Greqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Portugalinë. Oqeani AtlantikDeti i VeriutDeti MesdheDeti i ZiDeti BalltikMadridLondra HamburgStrazburg PragëSarajevë BeogradBukureshtSofjeSelanikKostandinopojëMonako VjenëBudapestKrakoviVarshavëMinskRigëBerlinRomëBernVerdunParisSPANJËPORTUGALIFRANCËDANIMARKËPERANDORIA GJERMANEPERANDORIA AUSTRO-HUNGAREZEITALIGREQIMALi I ZISERBIRUMANIBULLGARIPERANDORIA OSMANEMBRETËRI E BASHKUARBELGJIKËPerandoritë qendroreTerritore të zëna nga perandoritë qendroreMarrëveshje e trefishtëShtete neutraleFronte lufte në fund të viteve 1916PERANDORIARUSEFronti LindorFronti ItalianFronti GrekFronti PerëndimorSHQIPËRIFrontet kryesore të LuftësFronti Perëndimor shtrihej nga brigjet belge në Detin e Veriut deri në Alpet e Evropës. Ky front shtrihej kryesisht në territoret belge e franceze dhe u shndërrua në zonën më të ashpër të luftimeve. Aty u luftua në transhe, ose kanale të hapura në tokë, ku qëndronin ushtarët. Këtu u përplasën forcat gjermane me forcat franceze, belge dhe amerikane. Luftimet zgjatën pothuajse 4 vjet.Fronti lindor shtrihej nga Deti Baltik deri në Detin e Zi, duke përfshirë një territor mjaft të gjerë, ku u përplasën forcat gjermane dhe austro-hungareze me forcat ruse. Linja e frontit ishte mjaft e lëvizshme dhe konflikti këtu përfundoi me tërheqjen e parakohshme të Rusisë, pas Revolucionit Bolshevik në nëntor 1917.Fronti Ballkanik shtrihej nga grykëderdhja e Vjosës në Shqipëri deri në afërsi të Selanikut. Aty u përplasën forcat austro-hungareze, bullgare dhe turke nga njëra anë me forcat italiane, franceze, britanike, greke dhe rumune nga ana tjetër. Fronte të tjera më të vogla ishin Fronti Italian i shtrirë në kufirin mes Italisë dhe Perandorisë Habsburge, Fronti i Palestinës ku u përleshën forcat osmane me forcat angleze, Fronti i Kaukazit dhe Fronti i Lindjes së Largët ku u përplasën forcat gjermane me forcat japoneze. Betejat kryesore të luftës janë Fjalorabdikim - akti i heqjes dorë nga froni.123

