Page 126 - Demo
P. 126


                                    Të shtyrë nga patriotizmi, në gusht 1914, miliona djem dhe burra iu përgjigjën thirrjes për të luftuar kundër një armiku të përbashkët.3beteja e Marnës, beteja e Verdunit, beteja e Somës, beteja e Galipolit. Luftë e ashpër u zhvillua edhe në det. Përmasat e luftës dhe përfundimi i sajSecili prej shteteve ndërluftuese e orientoi ekonominë e tij drejt luftës duke investuar burime të shumta njerëzore dhe financiare në furnizimin e ushtrive me armë, pajisje dhe ushqime. Industria metalurgjike dhe mekanike e furnizonte luftën me materiale ushtarake, avionë, nëndetëse, anije e vagonë hekurudhorë. Industria kimike prodhonte lëndë shpërthyese, gaz toksik, në sasi shumë të mëdha. Industria ushqimore u vendos në shërbim të luftës duke praktikuar teknikat e racionimit ushqimor. Lufta ishte bërë një ngjarje e masës dhe përfshiu edhe popullsinë civile. Për këtë arsye propaganda, rekrutimet e të rinjve dhe ethet nacionaliste përfshinë të gjitha vendet pjesëmarrëse. Ndërkaq lufta kishte arritur në një pikë kur asnjë prej koalicioneve nuk mund të mposhtte kundërshtarin. Largimi i Rusisë dhe hyrja në luftë e ShBA-së në krah të Antantës, pas fundosjes së anijeve amerikane prej nëndetëseve gjermane, i dha një hov të ri luftës. Deri atëherë ShBA-ja e kishte ndihmuar Anglinë me furnizime dhe armatime. Me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së, aleatët i forcuan pozitat e tyre dhe humbja e Bllokut Qendror erdhi shumë shpejt. Gjermania dhe Austria nuk kishin më forca për të vazhduar luftën. Në korrik të vitit 1918, një mësymje anglo-franceze-amerikane në frontin perëndimor e detyroi Bllokun Qendror të tërhiqej. Në Frontin Italian, austriakët u mundën në tetor të vitit 1918. Më 3 nëntor të vitit 1918 u nënshkrua armëpushimi midis Austrisë dhe Italisë. Perandoria Austro-Hungareze filloi të shpërbëhej. Në Gjermani, lëvizjet popullore e detyruan Vilhelmin II që të abdikonte. Më 9 nëntor të vitit 1918 u shpall Republika Gjermane. Akti i parë i ndërmarrë nga qeveria e re, ishte marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Gjermanisë dhe Antantës. Më 11 nëntor 1918, aleatët nënshkruan me Gjermaninë marrëveshjen e armëpushimit. Lufta e Parë Botërore kishte marrë fund.• Cilat ishin shkaqet e fillimit të Luftës së Parë Botërore?• Cilat ishin frontet kryesore të Luftës?• Flisni për pasojat e Luftës në aspektin njerëzor dhe ekonomik.• Cilat ishin fuqitë fituese të Luftës?• Analizoni faktorët që kushtëzuan fitoren e Antantës në Luftën I Botërore.Verifikoni njohuritëMendo si historian: Italia ishte i vetmi shtet gjatë Luftës I Botërore që ishte pjesë e të dyja blloqeve, në dy forma të ndryshme (de facto dhe de juro). Hulumtoni dhe arsyetoni mbi këtë dukuri, si dhe për “dhuratën” që i ofroi Antanta, për të ndryshuar pozicionimin e saj.Hulumtoni dhe diskutoni124
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130