Page 127 - Demo
P. 127
Tematika VPërfaqësuesit e katër shteteve kryesore në Traktatin e Paqes, mbajtur në Paris1Konferenca e Paqes dhe plani amerikanNë janar të vitit 1919, delegatët e shteteve fituese u mblodhën në Paris për të vendosur mbi fatin e humbësve të luftës, të cilët nuk ishin të përfaqësuar në konferencë. As Rusia, tashmë bolshevike, nuk mori pjesë. Delegacionet e vendeve më të vogla konsultoheshin vetëm kur prekeshin interesat e tyre. Udhëheqësit e shteteve më të fuqishme, të njohur edhe si “katër të mëdhenjtë”, ishin presidenti Uillson i ShBA-së, kryeministri francez Klemanso, kryeministri britanik Lloid Xhorxh dhe kryeministri italian Orlando. Ata luajtën rolin kryesor në vendimet e konferencës. Megjithëse ishin të prirur për të arritur një marrëveshje që do të sillte një paqe të gjatë, shtetet fituese ndaheshin mbi mënyrën sesi mund të arrihej kjo paqe. Vetëm Uillsoni nuk kërkoi territore apo dëmshpërblim financiar nga shtetet humbëse. Projekti i tij për paqen bazohej në dokumentin e njohur si “14 pikat”. Sipas këtij plani, bota e pasluftës duhej të bazohej në diplomacinë e hapur, në të drejtën e vetëvendosjes së kombeve, zgjidhjen e çështjes së kolonive, kufizimin e armatimeve, krijimin e një organizate ndërkombëtare për ruajtjen e paqes në botë dhe heqjen e kufizimeve për tregtinë botërore. Mosmarrëveshjet mes fitimtarëveIdealizmi i Uillsonit nuk u pëlqente evropianëve. Klemonsoja kishte si objektiv kryesor ndëshkimin e Gjermanisë, i bindur se në këtë mënyrë nuk do të përbënte më kërcënim për Francën. Lloid Xhorxhi vazhdoi të ndiqte politikën britanike të moslejimit të fuqizimit të ndonjë shteti në Evropë. Ai nuk donte as të fuqizonte Francën e as të rrënonte Gjermaninë. Ndërsa italiani Orlando kishte si objektiv vetëm zbatimin prej fituesve të Traktatit të Fshehtë të Londrës, që i jepte Italisë territore të gjera në Ballkan, mes të tjerash edhe Vlorën. Diskutimet për paqen zgjatën nga janari deri në maj të vitit 1919 dhe u zhvilluan mjaft të tensionuara. Uillsoni e gjeti shpesh veten në kundërshti me të tjerët. Debatet më të mëdha u zhvilluan për të Bota pas Luftës së Parë Botërore Tema 2GrmicëhistorikeNdonëse presidenti i ShBA-së, Uillson (Woodrow Wilson) u përpoq ta mbante Amerikën jashtë Luftës I Botërore, nuk ia arriti qëllimit dhe u detyrua t’i kërkonte Kongresit shpalljen e luftës në vitin 1917. Më vonë, ai mori çmimin “Nobel” për Paqen, si rezultat i përpjekjeve që bëri për arritjen e paqes pas lufte me traktatet e paqes dhe planet per formimin e Lidhjes së Kombeve. Lidhja e Kombeve ishte një ide “shumë popullore”, fillimisht e diskutuar nga Uillsoni si një prej 14 pikave të tij. Megjithatë, ai asnjëherë nuk mundi ta bindte Kongresin që të miratonte hyrjen e ShBA-së në këtë organizatë ndërkombëtare.125

