Page 128 - Demo
P. 128


                                    ardhmen e Gjermanisë dhe konkretisht për zonën në perëndim të lumit Ren. Klemonsoja donte që kjo zonë të vendosej nën kontrollin francez, si një zonë sigurie mes Francës dhe Gjermanisë. Edhe Italia i rriti kërkesat e saj duke pretenduar më tepër territore sesa i ishin premtuar, përfshirë edhe një territor të gjerë rreth Fiumes (Rijeka e sotme). Uillsoni e kundërshtoi këtë ide dhe këmbënguli që Italisë të mos i jepeshin as ato territore që i ishin premtuar në Traktatin e Fshehtë të Londrës. Italia u tërhoq nga konferenca dhe Traktati i Fshehtë i Londrës nuk u zbatua. Kështu, ndërhyrja e Uillsonit shpëtoi edhe Vlorën e rrethinat e saj nga Italia. Kjo disfatë e Italisë u përdor politikisht në vitet e mëvonshme nga ekstremistët e djathtë të Musolinit. Diskutimet në konferencë vazhduan pa praninë e Italisë dhe Uillsoni, për të arritur një marrëveshje, u tërhoq nga disa çështje që, megjithatë i konsideronte parimore. Ai lejoi ndëshkimin financiar të Gjermanisë nëpërmjet dëmshpërblimeve të luftës dhe marrjen e ish-kolonive gjermane nga fituesit, duke besuar se pas krijimit të Lidhjes së Kombeve këto çështje do të zgjidheshin.Vendimet e Konferencës së Paqes ndaj GjermanisëVendimet kryesore të Konferencës janë konsideruar si mjaft të ashpra nga historianët. Gjermania humbi pothuajse 10% të territorit dhe të popullsisë që kishte para luftës. Franca mori krahinën e Alsasës dhe Lorenës, ndërsa krahina gjermane e Sarës u vendos nën administrim ndërkombëtar për 15 vjet. Edhe krahina e Renit u vendos nën administrimin e fituesve për 15 vjet. Polonia mori disa territore gjermane që kishin dalje në det, duke e shkëputur kështu Prusinë lindore nga pjesa tjetër e Gjermanisë. Qyteti i Danzingut u shpall qytet i lirë nën administrimin e Lidhjes së Kombeve. Edhe kolonitë gjermane në botë u ndanë mes fituesve. Ushtria gjermane u kufizua deri në njëqind mijë trupa dhe nuk duhet të kishte artileri të rëndë, aeroplanë dhe nëndetëse. Flota detare u kufizua në vetëm gjashtë luftanije. Përveç këtyre, Gjermania duhej t’u paguante fituesve një dëmshpërblim mjaft të lartë, i cili u llogarit nga një komision dhe arriti vlerën prej 33 miliardë dollarësh. Për ta justifikuar këtë shifër, fituesit shtuan në traktat një klauzolë që shpallte se shkaktari i luftës ishte Gjermania. Kur traktati iu prezantua delegacionit gjerman, këta të fundit u tronditën nga kushtet e ashpra. Gjermanët kishin shpresuar se zgjidhja e paqes do të bazohej te programi i 14 pikave të Uillsonit. Ata fillimisht refuzuan të firmosnin, por pasi u kërcënuan me vazhdimin e luftës, u detyruan më në fund të pranonin kushtet poshtëruese. Ky traktat qe një nga shkaqet e rritjes së ekstremit të djathtë në Gjermani. Në Konferencën e Paqes u vendos edhe shpërbërja e perandorive. Traktati i fshehtë i Londrës2126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132