Page 129 - Demo
P. 129
Tematika VEvropa pas Luftës së Parë Botërore3Vendime të tjera të KonferencësPerandoria Habsburgase u shpërbë, duke krijuar disa shtete të reja, si: Çekosllovakia, Mbretëria SKS (serbo-kroato-sllovene), Hungaria dhe Polonia. Italia mori qytetin e Triestes dhe Tirolin e Jugut, ku jetonte një popullsi austriake. Austria u kthye në një republikë të vogël. Asaj iu ndalua bashkimi me Gjermaninë. Edhe Hungaria humbi mjaft territore, të cilat i morën Jugosllavia, Rumania dhe Çekosllovakia. Bullgaria u detyrua të lëshonte disa nga territoret e saj, të cilat i morën Greqia, Rumania dhe Jugosllavia. Perandoria Osmane humbi të gjitha zotërimet evropiane të saj me përjashtim të Stambollit. Armenia u shpall e pavarur dhe territoret në Lindjen e Mesme që dikur ishin osmane, iu dhanë përkohësisht nën administrim Britanisë dhe Francës. Këtu përfshiheshin Siria, Iraku, Palestina dhe Jordania. Një nga elementet më pozitive të pasluftës ishte themelimi i Organizatës së Lidhjes së Kombeve. Kjo ishte e para organizatë ndërkombëtare që kishte si qëllim kryesor ruajtjen e paqes, çarmatimin dhe bashkëpunimin ekonomik e kulturor mes shteteve. Propozimi për këtë organizatë erdhi nga presidenti Uillson. Lidhja e Kombeve u themelua në vitin 1919 dhe selia qendrore e saj u vendos në Gjenevë të Zvicrës. Sipas statutit, Lidhja do të kishte disa institucione, si: Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati i Përhershëm. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve, në Hagë u ngrit Gjykata Ndërkombëtare. Në Lidhjen e Kombeve nuk bënin pjesë Gjermania dhe Rusia revolucionare. Edhe ShBA-ja u tërhoq nga Lidhja pasi pushtetin e mori Partia Republikane, e cila zbatoi politikën e izolimit të ShBA-së ndaj çështjeve evropiane. Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes në dhjetor të vitit 1920.• Cila ishin objektivat kryesore të shteteve fituese të Luftës?• Cilat ishin qëndrimet e fuqive fituese ndaj Gjermanisë në Konferencën e Paqes?• Flisni për programin prej 14 pikash të Uillsonit.• Cilat ishin vendimet kryesore të Konferencës së Paqes për Gjermaninë?• Cilat ishin vendimet e Konferencës për shtetet e tjera humbëse?Verifikoni njohuritëOqeani AtlantikDeti i VeriutDeti MesdheDeti i Z iDeti BaltikMarokGjibraltarAlgjer TuniziTriesteTrentoLiezhPrusiaLindoreDanzikaAlsazia SPANJËFRANCËBELGJIKËVENDET EULËTAANDORAZVICËRITALIJUGOSLLAVIHUNGARIRUMANILITUANILETONIESTONIAUSTRIÇEKOSLLOVAKIPOLONIDANIMARKËSUEDIMBRETËRIA E BASHKUARE ANGLISE DHE IRLANDËSGJERMANIBULLGARISHQIPËRIGREQITURQIBRSSPORTUGALIMendoni në mënyrë kritike: Në Traktatin e Versajës, Gjermania u penalizua në masë të konsiderueshme në shumë aspekte. Fuqitë fituese menduan se kjo ishte zgjidhja për paqen e mëpasshme. A mendoni se paqja mund të sigurohet në këtë mënyrë?Hulumtoni dhe diskutoni127

