Page 13 - Demo
P. 13


                                    Tematika IBusti i Solonit, Muzeu Arkeologjik i Napolit1Qytet-shteti i Athinës Athina ndodhej në Greqinë e Mesme, në gadishullin e Atikës, një vend me reliev kryesisht shkëmbor, i pasur në gurë që shërbenin si lëndë ndërtimi, në mermer e argjend, por i varfër në fusha. Athinasit merreshin kryesisht me zejtari e sidomos me tregti e lundrim.Shoqëria athinase ishte e ndarë në shtresa: aristokracia (eupatridët), më të pasurit e të privilegjuarit; demosi: fshatarët, zejtarët, tregtarët dhe e gjithë forca tjetër punëtore, si dhe metekët (të ardhurit). Këto shtresa ishin të lira. Skllevërit, që nuk gëzonin liri, përbëheshin kryesisht nga robërit e luftës.Në shekujt XII-IX pr.K., athinasit qeveriseshin nga mbretër (bazilejtë). Që në shekullin IX pr.K., në Athinë do të vendosej Republika. Në fillim ajo ishte aristokratike, sepse qeverisja ishte në duart e familjeve aristokratike më të pasura. Sundimi i tyre e përkeqësoi vazhdimisht gjendjen e demosit, sidomos të fshatarëve, të cilët varfëroheshin dhe shpesh binin në skllavëri për borxhe. Reformat e Solonit dhe të KlisthenitNë shekullin VI pr.K., shpërthyen një varg trazirash, përmes të cilave demosi kërkonte të drejtat e tij. Në vitin 621 pr.K., si pasojë e kërkesave të demosit, për herë të parë u shkruan ligjet nga Drakoni. Karakteristikë e ligjeve të Drakonit ishte ashpërsia e jashtëzakonshme e tyre, pasi, pothuajse për çdo faj caktohej dënimi me vdekje. Në vitin 594 pr.K., Soloni, një ndër shtatë të urtët e Athinës, u zgjodh si reformator. Reformat e tij prekën gjithë fushat e jetës. Ai e ndau popullsinë në katër kategori, sipas pasurisë (timokracia), dhe ndaloi kthimin e të varfërve në skllevër, për shkak të borxheve. Soloni formoi këshillin e të katërqindëve dhe helienë (kolegjiumin e gjyqtarëve), si dhe fuqizoi rolin e kuvendit të popullit, duke kufizuar kështu pozitat e aristokracisë. Reformat e Solonit vunë themelet e sistemit demokratik, prandaj ai cilësohet si “babai i demokracisë”.Një reformator tjetër i rëndësishëm ka qenë Klistheni. Në vitin 507 pr.K., ai bëri disa reforma, si ajo administrative, nëpërmjet së cilës territori i Atikës u nda në tri krahina dhe tridhjetë rrethe. Kështu, ai eliminoi sistemin tradicional të ndarjes së Atikës në bazë të lidhjeve të gjakut në katër fise, gjë që kishte favorizuar aristokracinë në votime. Klistheni krijoi këshillin e të pesëqindëve, të cilit i dha mjaft kompetenca. Më e rëndësishmja ndër reformat e tij ishte ajo që u jepte të drejtë të gjithë qytetarëve të zgjidhnin e të zgjidheshin, si dhe ostrakizmi. Pas këtyre reformave, në Athinë u vendos republika demokratike.Tema 2 Athina dhe Sparta: dy modele të ndryshme qytet-shtetiGrmicëhistorikeFjala “demokraci” rrjedh nga fjalët e lashta greke “demos” (popull) dhe “kratos” (pushtet). Demokracia është një formë qeverisjeje, në të cilën pushteti i përket popullit. Ajo u teorizua dhe u praktikua për herë të parë në qytet-shtetin e Athinës. Sipas Solonit, \nga populli dhe i takon popullit\osi it, të do të hat a),ni 11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17