Page 130 - Demo
P. 130
Tema 3 Bashkimi Sovjetik (BRSS)GrmicëhistorikeLenini ishte gjithnjë e më i pakënaqur me veprimtarinë dhe karakterin e Stalinit dhe i paraqiti këto mendime në një letër që shkroi pak para vdekjes, a cila u quajt “testamenti i Leninit”, ku këshillonte udhëheqësit sovjetikë të shkarkonin Stalinin nga funksionet e tij. Trocki, Zinovievi dhe të tjerë nuk e dëgjuan këtë këshillë dhe nuk e bënë publike letrën e Leninit. Brenda pak vitesh, Stalini ia doli të dënonte dhe të ekzekutonte shumë prej bolshevikëve të vjetër, bashkëluftëtarë të Leninit.Revolucioni Bolshevik i vitit 1917Rusia cariste ishte një shtet i madh që ishte shndërruar gradualisht në një fuqi të madhe, sidomos gjatë shekullit XIX. Por fillimi i shekullit XX e gjeti atë me një sërë problemesh të mëdha në krahasim me shtetet e fuqishme evropiane. Autoritarizmi i carëve rusë, pushteti i madh i pronarëve të mëdhenj të tokës mbi fshatarësinë, organizimi pothuajse feudal i shoqërisë, burokracia e fuqishme, diskriminimi i pakicave kombëtare dhe prapambetja në zhvillimin industrial ishin problemet kryesore të saj. Me përfshirjen e Rusisë në Luftën e Parë Botërore, gjendja ekonomike filloi të përkeqësohej edhe më tepër për shkak të shpenzimeve ushtarake. Gjatë viteve të luftës, Rusia pati edhe humbje të mëdha njerëzore. Për shkak të kësaj situate, në shkurt të vitit 1917, në Rusi u zhvillua revolucioni demokratik që solli abdikimin e carit dhe krijimin e një qeverie të përkohshme. Që në vitin 1905, në Rusi ishte krijuar edhe Parlamenti (Duma), i cili kishte pushtet të kufizuar duke mos arritur të luante rolin që i takonte një institucioni legjislativ. Ky mosfunksionim i jetës parlamentare ishte rezultat i autoritarizmit të carit Nikolai II. Revolucioni i shkurtit i vitit 1917, i dha shumë pushtet Dumës dhe qeverisë së përkohshme me në krye Aleksandër Kerenskin. Qeveria e përkohshme përbëhej nga përfaqësues të grupimeve politike të djathta e të majta. Ndër grupet politike më aktive ishin komunistët, që njiheshin ndryshe edhe si bolshevikët (e përkthyer do të thotë shumica). Ky grupim udhëhiqej nga Lenini dhe Leon Trocki. Ata bazoheshin në ideologjinë marksiste dhe kërkonin daljen e Rusisë nga lufta dhe shpërndarjen e tokave për fshatarësinë. Gjithashtu, kërkohej që pushteti t’u kalonte sovjetëve, që ishin këshilla të punëtorëve, fshatarëve dhe ushtarëve në të gjithë Rusinë. Parullat e tyre ishin “Bukë, tokë dhe paqe” dhe “Gjithë pushtetin sovjetëve”.Në foton majtas, Lenini duke folur dhe në krah të tij është Trocki. Në foton djathtas, imazhi është përpunuar duke e fshirë Trockin1128

