Page 131 - Demo
P. 131


                                    Tematika VSulmi i Pallatit të Dimrit gjatë Revolucionit të Tetorit, 1917Poster propagandistik, me titull \Stalinit të Madh\arkitekt i komunizmit23Duke përfituar nga gjendja e vështirë ekonomike, bolshevikët organizuan revolucionin e 7 nëntorit 1917 (i njohur edhe si Revolucioni i Tetorit, për shkak të përdorimit në Rusinë e asaj kohe të kalendarit julian), duke sulmuar Pallatin e Dimrit, që ishte selia e qeverisë dhe godina të tjera qeveritare. Ardhja në pushtet e bolshevikëve u arrit nëpërmjet dhunës. Duke përdorur demagogjinë, duke premtuar shumë ndryshime dhe duke përhapur ideologjinë komuniste që propagandonte barazi për të gjithë, bolshevikët arritën të bëjnë për vete një pjesë të mirë të popullit rus. Falë mbështetjes popullore, ata arritën të rrëzojnë qeverinë e përkohshme dhe të marrin pushtetin.Totalitarizmi në Bashkimin SovjetikRusia, nën sundimin bolshevik, ishte i pari rast në historinë botërore i zbatimit të një sistemi politik të njohur edhe si totalitarizëm. Studiuesit kanë përcaktuar pesë tipare kryesore të këtij modeli: 1. Ekzistenca e një ideologjie të vetme, që përjashton çdo ideologji tjetër.2. Ekzistenca e vetëm një partie politike që kontrollon gjithçka.3. Krijimi i kultit të udhëheqësit.4. Përdorimi sistematik i dhunës dhe i terrorit ndaj kujtdo që kundërshtonte modelin.5. Ngritja e nacionalizmit dhe rritja e madhështisë së komb-shtetit.Këto tipare nuk u vunë re që në fillim të qeverisjes së bolshevikëve. Qeveria e Leninit ndërmori disa masa, siç ishin tërheqja nga Lufta e Parë Botërore, shtetëzimi i disa industrive të rëndësishme të vendit, ndarja e tokave për fshatarët dhe kalimi i kontrollit të fabrikave te punëtorët. Këto masa të para krijuan mjaft kundërshti, sidomos në shtresat e goditura dhe kundërshtarë të bolshevizmit, të njohura si “Të bardhët” nga ngjyra e uniformave të përdorura prej tyre. Grupimet kundërshtare u ndihmuan edhe nga fuqitë e Antantës, gjë që shënon edhe fillimin e izolimit ndërkombëtar të Rusisë. Kjo çoi në një konflikt të njohur edhe si lufta civile në vitet 1918-1920. Bolshevikët arritën ta fitonin këtë luftë dhe vazhduan me projektin e tyre. Në vitin 1922 u krijua me ligj edhe Bashkimi Sovjetik, si një shtet federal i krijuar nga bashkimi i republikave socialiste sovjetike. Lenini, që ishte në krye të shtetit të ri, kishte zbatuar një politikë ekonomike të quajtur NEP (Politika e Re Ekonomike), e cila kishte lejuar ekzistencën e ndërmarrjeve të vogla private. Me vdekjen e tij në vitin 1924, në Bashkimin Sovjetik filloi një fazë tjetër e aplikimit të modelit totalitar të majtë. Pas pak kohësh pushtetin e mori Josif Stalini, i cili arriti të mënjanonte konkurrentin tjetër, Leon Trockin, duke e përjashtuar nga partia dhe duke e detyruar të largohej nga vendi. Veç të tjerash, ata kishin edhe përplasje ideologjike mbi të ardhmen e revolucionit. Trocki ishte për “revolucionin e pandërprerë”, që duhej të përhapej në vendet e tjera të botës. Ndërsa Stalini hodhi idenë e “revolucionit në një vend të vetëm”, që nënkuptonte ndërtimin e socializmit vetëm në BS. Në vitin 1928, Stalini arriti të konsolidonte përfundimisht pushtetin e tij dhe të vendosej në krye të vendit. 129
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135