Page 132 - Demo
P. 132


                                    Stalini në pushtetMe ardhjen në pushtet të Stalinit, modeli totalitar shfaqi të gjithat tiparet e tij. Stalini ishte njeri i ashpër dhe me përvojë administrative. Ai filloi persekutimin e të gjithë kundërshtarëve të tij në elitën politike të vendit, duke përdorur gjerësisht terrorin, burgosjen dhe dhunën. Në këtë mënyrë, në vend mbizotëronte frika. Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajti edhe policia sekrete, e cila kishte pushtet të jashtëzakonshëm dhe komandohej direkt nga Stalini. Policia sekrete ishte krijuar gjatë qeverisjes së Leninit, por u fuqizua së tepërmi gjatë drejtimit të Stalinit. Shumë njerëz u ekzekutuan, shumë të tjerë u burgosën dhe shumë u dërguan në kampet e punës, të njohura edhe si gulag. Ai arriti të ngrinte kultin e udhëheqësit duke marrë shumë tituj dhe duke u projektuar si një lider që dinte gjithçka, vendoste mbi gjithçka dhe që bënte më të mirën për vendin e tij. Shumë monumente të tij u ngritn në të gjithë vendin. Ai ndryshoi politikën ekonomike të Leninit (e njohur si NEP) dhe vendosi të zbatonte ekonominë e centralizuar duke hartuar planet pesëvjeçare. Kjo politikë nënkuptonte kontrollin total të shtetit në ekonomi. Kështu filloi kolektivizimi i bujqësisë duke eliminuar çdo element të pronës private në Bashkimin Sovjetik. Gjatë zbatimit të kësaj politike, për të realizuar planin e vendosur nga shteti, mjaft njerëz vuajtën nga uria, sepse iu morën me forcë drithi dhe kafshët shtëpiake. Fshatarësia humbi çdo të drejtë për të pasur pronë private. Kudo në fshat u shfaqën kooperativat bujqësore, ku gjithçka ishte e përbashkët dhe të gjithë punonin kundrejt rrogës për të realizuar planin. Njëkohësisht, Stalini filloi politikën e zhvillimit industrial të vendit. Përpjekjet për industrializimin e vendit ishin të shumta, sepse zhvillimi i industrisë konsiderohej si një domosdoshmëri për fuqizimin e vendit. Me sakrifica të shumta njerëzore, u arrit që BS-ja të shndërrohej në një vend të zhvilluar industrial. Ndërkaq, shoqëria sovjetike ishte e zhytur në kontrollin total të shtetit. Sado që pati mjaft arritje, sidomos në përmirësimin e sistemit shëndetësor, arsimor, të zhvillimit të jetës urbane etj., shoqëria sovjetike mund të konsiderohet si një shoqëri e izoluar nga bota perëndimore, e kontrolluar prej censurës dhe gjithmonë nën kërcënimin e organeve të policisë sekrete. Deri në vitin 1939, rreth 1 milion njerëz ishin ekzekutuar dhe rreth 8 milionë të tjerë ishin dërguar në gulage, ku punonin në punë të rënda dhe në temperaturat e ulëta të Siberisë.• Cilat ishin shkaqet e Revolucionit Bolshevik?• Cila ishte përmbajtja e ideologjisë së bolshevikëve?• Shpjegoni masat e para të ndërmarra nga bolshevikët.• Flisni për politikën e ndjekur nga Stalini.• Cili ishte ndryshimi mes Leninit dhe Stalinit në qeverisjen e vendit?Verifikoni njohuritëFjalorgulag - rrjet kampesh pune të detyruar në Bashkimin Sovjetik. bolshevik - “anëtar i shumicës”, anëtar i fraksionit të shumicës së Partisë Socialdemokrate të Rusisë, që mori pushtetin.Mendoni në mënyrë kritike: Revolucioni Bolshevik ishte një ngjarje e rëndësishme për shekullin e kaluar dhe ka lënë gjurmë të thella në histori. Ka teza që e konsiderojnë këtë si një grusht shteti dhe jo si një revolucion. Duke u mbështetur në të dhënat e tekstit dhe në punën hulumtuese, jepni gjykimin tuaj.Hulumtoni dhe diskutoni130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136