Page 133 - Demo
P. 133
Tematika VItalia pas Luftës së MadheItalia ishte futur në Luftën e Parë Botërore në vitin 1915, në krahun e Antantës, duke braktisur Bllokun Qendror. Por, kur Italia kërkoi territoret e premtuara nga Antanta në Konferencën e Paqes, presidenti Uillson kundërshtoi, duke kërkuar që këto territore të administroheshin mbi bazën e parimit të kombësisë. Kështu, Italia mori vetëm Tirolin e Jugut dhe Istrian. Kjo solli një zhgënjim të madh në Itali, sidomos në grupimet nacionaliste. Nga ana tjetër, pjesëmarrja në luftë i kishte sjellë pasoja të rënda Italisë, duke shkaktuar mjaft viktima dhe të plagosur. Borxhi publik ishte rritur së tepërmi, duke shkaktuar inflacion të lartë dhe papunësi masive. Kjo situatë u shoqërua edhe me mjaft trazira shoqërore mes shtresave të ndryshme të popullsisë. Fshatarët kishin shpresuar që pas luftës do të bëhej reforma agrare dhe ata do të përfitonin tokën e premtuar nga shteti. Shumë borgjezë të rinj që kishin marrë pjesë në luftë, në rolin e oficerëve të luftës, synonin të përfitonin poste dhe vende të rëndësishme në shoqëri. Punëtorët, sidomos ata të Veriut, kërkonin kushte më të mira dhe pagesë më të mirë. Fuqizimi i partive ekstremiste Situata e krijuar i hapi rrugën krijimit të partive të ekstremit të majtë dhe të atij të djathtë. Në janar të vitit 1921, një grup i së majtës, i drejtuar nga arbëreshi Antonio Gramshi (Antonio Gramsci), formoi Partinë Komuniste. Qëllimi i tyre ishte krijimi i një partie revolucionare sipas modelit bolshevik dhe marrja me dhunë e pushtetit. Një tjetër grupim i ri ishin përkrahësit e Benito Musolinit (Benito Mussolini), që krijuan Partinë Fashiste në vitin 1921. Në fillimet e veta, Musolini kishte qenë gazetar dhe socialist, por pas luftës u kthye në nacionalist dhe organizoi një grupim veteranësh të zhgënjyer në Milano, duke krijuar kështu Partinë Fashiste. Fashistët kishin disiplinë të fortë dhe visheshin me uniforma të zeza. Ata premtonin të rikthenin rregullin, të nxisnin zhvillimin ekonomik të vendit dhe të luftonin komunizmin. Fashizmi u mbështet nga grupe të ndryshme shoqërore. Deklaratat dhe manifestimet patriotike të fashistëve bënë për vete shumë veteranë të luftës, të cilët e akuzonin qeverinë për lënien e tyre në harresë, duke mos i respektuar sakrificat e tyre. Konservatorët, sipërmarrësit, industrialistët e pasur, pronarët e tokave, duke pasur frikë nga revolucioni komunist u bashkuan menjëherë me Partinë Fashiste. Alternativa fashiste ofronte një qeveri të fortë nacionaliste dhe militariste.Fashizmi në Itali Tema 4GrmicëhistorikeEmri “Parti Fashiste” rrjedh nga një fjalë latine me origjinë etruske, “fascis”, e cila përfaqëson disa thupra të lidhura rreth, me një sëpatë në krye. Në Perandorinë Romake, kjo figurë simbolizonte fuqinë dhe juridiksionin e një gjykatësi dhe ka mbijetuar në botën moderne si përfaqësuese e pushtetit kolektiv në përgjithësi.Fëmijë duke luajtur me pirgje parash, në kohën e hiperinflacionit në vitet '20Antonio Gramshi12131

