Page 134 - Demo
P. 134
Këmishëzinjtë marshojnë përballë Kuirinales, pallati mbretëror i atëhershëm.4Takimi i Benito Musolinit me mbretin Viktor Emanuelin III3Qeverisja fashiste në ItaliQeverisja liberale e pasluftës ishte në vështirësi. Nga njëra anë ishin konservatorët që kërkonin ndalimin e lëvizjeve sociale në vend dhe rikthimin e rregullit dhe të ligjeve, nga ana tjetër ishin partitë që luftonin për të bërë ndryshime të mëdha shoqërore dhe politike. Duke përfituar nga dobësia e qeverisë liberale, ndonëse kishte vetëm 10% të votave në parlament, Musolini ushtroi presion mbi qeverinë për të marrë pushtetin. Në tetor të vitit 1922, fashistët organizuan një marshim në Romë për ta detyruar qeverinë të jepte dorëheqjen. Mbreti Viktor Emanueli III (Vittorio Emanuele III) refuzoi të dërgonte ushtrinë kundër tyre. Ai ngarkoi Musolinin që të formonte një qeveri të re. Qeveria e parë fashiste përbëhej dhe nga elementë të partive të tjera, por shumë shpejt u vendos një diktaturë personale dhe e partisë së tij. Të gjitha partitë dhe organizatat sindikaliste jofashiste u shpërndanë, u ndalua liria e shtypit, e fjalës dhe e veprimit, u vendos censura e rreptë për çdo gjë që shkruhej, si dhe u krijua “gjykata speciale” për të gjykuar krimet ndaj shtetit. Musolini i zëvendësoi institucionet e shtetit me institucionet fashiste. Ai eliminoi votimin e përgjithshëm, duke vendosur parimin e votës mbi bazën e taksave që paguheshin për shtetin. Musolini qeveriste nëpërmjet dekreteve. Fashistët krijuan policinë sekrete të quajtur Ovra, e cila kontrollonte dhe ndëshkonte çdo kundërshtar të regjimit. Propaganda e përafronte veprimtarinë e regjimit fashist me atë të perandorisë romake, sepse shumë simbole fashiste ishin marrë nga kultura tradicionale romake. Rëndësi e veçantë iu kushtua edukimit fashist të brezit të ri. Në programet dhe tekstet zinte vend të gjerë historia e luftërave të diktatorëve të Romës. Fashistët synonin ta edukonin rininë me ndjenjën e nacionalizmit të skajshëm dhe me urrejtjen për popujt e tjerë. Ekonomia dhe politika e jashtme e fashistëveRegjimi fashist u përqendrua në rimëkëmbjen ekonomike. Prona private u ruajt, por Musolini e braktisi konceptin kapitalist në ekonomi, duke zbatuar politikën e planifikimit dhe të ndërhyrjes shtetërore. Politika agrare 132

