Page 135 - Demo
P. 135


                                    Tematika VBenito Musolini6 BenitoMusol6Të rinj italianë gjatë një stërvitjeje gjimnastikore në periudhën fashiste5e regjimit fashist u dallua për faktin se arriti të rriste sipërfaqen e punueshme të tokës dhe prodhimin e grurit. Prodhimi i grurit ishte shumë i lartë, sepse u mbollën sipërfaqe të tëra në jug, toka të cilat ishin braktisur. Gjithashtu, u përmirësuan teknikat e punës. Edhe bonifikimi (tharja e tokave dhe mbjellja e tyre) ndikoi në rritjen e prodhimtarisë. Në fushën ekonomike, një rëndësi e madhe iu dha korporatave. Drejtimi administrativ i industrisë bëhej nga një institucion trepalësh, ku përfshiheshin përfaqësuesit e partisë, të industrialistëve të mëdhenj dhe të punëtorëve. Ky model njihet edhe si korporatizmi fashist. Papunësia u ul falë zgjerimit të sistemit të edukimit, zgjerimit të ushtrisë dhe nëpërmjet nisjes së shumë punëve publike, si rrugë, ndërtesa etj.Politika e jashtme e fashizmit ishte agresive dhe u jepte rëndësi të madhe kolonive e pushtimeve të vendeve të tjera. Kështu, edhe përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore, fashistët ndërmorën veprime agresive për pushtimin e vendeve të tjera. Etiopia, një vend afrikan me burime të mëdha natyrore, u bë objektivi i parë i fashistëve. Musolini hartoi një plan pushtimesh në Afrikën Veriore dhe Lindore, i cili nisi me pushtimin e Etiopisë në vitet 1935-1936. Në prill të vitit 1939, fashistët pushtuan Shqipërinë. Sipas planeve fashiste, pushtimet përbënin hapat e parë për krijimin e perandorisë së re, e cila do të shtrihej në kufijtë e Romës së vjetër.• Pse erdhi në pushtet fashizmi në Itali?• Cila ishte përmbajtja e ideologjisë fashiste?• Shpjegoni veprimet kryesore të qeverisë fashiste.• A shënoi suksese ekonomia italiane gjatë viteve të fashizmit? Renditni masat e marra në këtë drejtim.• Përshkruani politikën e jashtme të fashistëve.Verifikoni njohuritëMendo si historian: Analizoni qëndrimin e Monarkisë Italiane në lidhje me ardhjen në pushtet të Partisë Fashiste.Hulumtoni dhe diskutoni133
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139