Page 136 - Demo
P. 136


                                    Adolf Hitler 1 Adolf HitlerTema 5 GjermaniaGrmicëhistorikeNdërsa regjimi nazist ishte tejet brutal kundrejt njerëzve dhe shfaqte mospërfillje të plotë për moralin dhe humanizmin, udhëheqësit nazistë, duke përfshirë Hitlerin dhe Geringun, ishin mbrojtës të flaktë të kafshëve dhe të të drejtave të tyre. Vetë Hitleri ishte vegjetarian dhe thuhet se urrente çdo formë dhune mbi kafshët.Republika e Vajmarit dhe problemet e sajPas humbjes së Luftës së Parë Botërore, në Gjermani u hoq monarkia dhe u shpall Republika, e cila u quajt Republika e Vajmarit (Weimar), sipas emrit të qytetit ku u miratua, më 1919, kushtetuta e saj. Institucioni kryesor ishte presidenti, i cili zgjidhej me votim të përgjithshëm dhe kishte pushtet të gjerë. Në parlament mund të përfaqësoheshin shumë parti politike, sado të vogla të ishin, gjë që shkaktoi paqëndrueshmëri të qeverive. Qeveritë e para republikane u përballën me një situatë politike të trazuar, të karakterizuar nga orvatjet e ekstremit të majtë dhe të djathtë për marrjen e pushtetit nëpërmjet dhunës. Republika kishte probleme të mëdha financiare, sidomos për shkak të borxheve të larta të luftës, të cilat, sipas Traktatit të Paqes, duhet t’u paguheshin fituesve. Për të përballuar shpenzimet, qeveria emetoi shumë para, gjë që solli zhvlerësim të monedhës. Në vitin 1922, vlera e monedhës gjermane ra në mënyrë të ndjeshme e të shpejtë. Kursimet shumëvjeçare të miliona gjermanëve humbën vlerën në një kohë shumë të shkurtër. Përveç kësaj, çmimet e mallrave të konsumit u rritën. Në pak ditë, Gjermania u zhyt në një varfëri të skajshme. Rrogëtarët, pensionistët dhe të papunët, nuk arrinin të siguronin jetesën e përditshme. Edhe një pjesë e mirë e shtresës së mesme të shoqërisë e ndjeu shumë inflacionin në vend. Vetëm në fund të vitit 1923, pati një periudhë përmirësimi ekonomik, por ndërkohë besimi te republika ishte tronditur. Fuqizimi i nazistëveNevoja për një shtet të fortë siç e kërkonte edhe tradita, u shfaq në zgjedhjen e një presidenti të djathtë në vitin 1926, ish-kryekomandantit të ushtrisë gjatë luftës, Hinderburg.Ndërkohë, falë shfrytëzimit të krizës ekonomike dhe nacionalizmit, po fuqizohej edhe Partia Naziste e Adolf Hitlerit, e cila arriti të shndërrohej në një forcë politike me peshë gjatës krizës ekonomike botërore që nisi në vitin 1929. Duke përdorur gjerësisht propagandën, oratorinë dhe demonstrimin e forcës, nëpërmjet reparteve të veshura me uniformë, Partia Naziste arriti të merrte rreth 35% të deputetëve në parlamentin e formuar pas zgjedhjeve të vitit 1932. Me ndihmën e konservatorëve, në fillim të vitit 1933, Hitleri u bë kancelari (kryeministri) i Gjermanisë. 134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140