Page 137 - Demo
P. 137


                                    Tematika VHyrja në kampin  e përqendrimit në Aushvic3Himleri gjatë inspektimit në një kamp të burgosurish në Rusi.2Nazizmi në pushtetMe marrjen e detyrës së kancelarit, Hitleri filloi të përdorte metoda të dhunshme për të marrë kontrollin e plotë të parlamentit. Ai emëroi si ministër të Brendshëm nazistin Herman Gering (Hermann Göring), i cili tashmë kontrollonte policinë. Nazistët organizuan djegien e Rajshtagut, duke akuzuar për këtë komunistët dhe e përdorën këtë veprim për të justifikuar shkeljen e të drejtave qytetare, përfshirë edhe të drejtën e fjalës së lirë dhe të shtypit. Me anë të dhunës ata arritën të merrnin 44% të votave në parlament në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1933 dhe të krijonin një shumicë në aleancë me konservatorët e drejtuar nga Franz fon Papen (Franz von Papen). Parlamenti i ri miratoi dhënien e fuqive diktatoriale për 5 vjet Hitlerit, i cili fitoi të drejtën të ndryshonte kushtetutën dhe të shpallte ligje me miratimin e parlamentit. Hitleri e shfrytëzoi këtë pushtet: ai krijoi policinë sekrete (Gestapo), miratoi një ligj që lejonte arrestimin e kundërshtarëve dhe krijoi kampet e para të përqendrimit për kundërshtarët politikë, në Dakau dhe Bukenvald. Përfaqësuesit e pushtetit lokal, sindikatat, partitë e tjera politike, dhoma e lartë e parlamentit, presidenti dhe të drejtat e njeriut dolën jashtë ligjit. Hitleri e mbajti gjithë pushtetin për vete. Ndërkohë, edhe dhuna u rrit. Nazistët e kishin antisemitizmin një element qendror të doktrinës së tyre. Ata filluan të ndjekin politika të ashpra kundër hebrenjve, të cilët ndonëse përbënin vetëm 1% të popullsisë në Gjermani, konsideroheshin nga nazistët si shkaktarët e shumë të këqijave për popullin gjerman. Shumë hebrenj u pushuan nga postet publike. Në vitin 1935 u miratuan Ligjet e Nurenbergut kundër hebrenjve, të cilëve iu hoq nënshtetësia gjermane, iu ndaluan një sërë pozicionesh në administratë, iu ndalua martesa me gjermanë dhe iu kufizua e drejta e banimit. Diskriminimi ia la vendin dhunës, e cila kulmoi në nëntor të vitit 1938 me sulmin ndaj shtëpive, dyqaneve dhe sinagogave të hebrenjve. Shumë hebrenj u arratisën nga Gjermania. Ata që mbetën iu nënshtruan izolimit shoqëror, poshtërimit publik, dhunës dhe kampeve të përqendrimit Por hebrenjtë nuk ishin të vetmit që u sulmuan egërsisht. Komunistët, romët, homoseksualët, invalidët dhe përfaqësues të disa sekteve fetare, u persekutuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit. Politika e jashtme dhe ekonomia gjatë nazizmitNë politikën e jashtme Hitleri u tregua mjaft agresiv, duke e riarmatosur Gjermaninë dhe duke nxitur nacionalizmin e skajshëm. Në mënyrë simbolike, Gjermania naziste u quajt Rajhu III ose perandoria e tretë gjermane, si një objektiv që duhej realizuar për të krijuar të ashtuquajturën “hapësirë jetike” për kombin gjerman. Objektivi i parë në politikën e jashtme të Rajhut III ishte bashkimi i Gjermanisë me vendet dhe komunitetet me kulturë e gjuhë gjermane, të cilat ndodheshin në vendet evropiane në kufi me Gjermaninë. Duke përdorur minoritetet gjermane në vendet fqinjë, Hitleri donte të përfitonte nga territoret të gjera në Austri, Çekosllovaki dhe Poloni. Objektiv tjetër ishte pushtimi i territoreve në 135
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141