Page 138 - Demo
P. 138


                                    Hitleri (djathtas) përshëndet pjesëmarrësit e paradës. Nuremberg, mars 19364 lindje, midis Polonisë dhe Rusisë, të banuara nga sllavët, që konsideroheshin si inferiorë ndaj racës ariane. Për të realizuar këto projekte, nazistët investuan në politika ekonomike të kontrolluara nga shteti, por pa prekur pronën private. Zhvillimi ekonomik u lidh me militarizimin e ekonomisë dhe me vënien e saj në shërbim të luftës. U bënë investime në ndërtimin e rrugëve, banesave dhe veprave të tjera publike. Kjo solli edhe uljen e papunësisë. Nazistët refuzuan të paguanin edhe detyrimet e vendosura ndaj Gjermanisë në Konferencën e Parisit. Megjithatë, zhvillimi ekonomik nuk çoi në rritjen e mirëqenies, sepse punohej për luftën e ardhshme që dukej qartë se po afronte. Sidoqoftë, gjermanët vazhdonin të ishin një komb i disiplinuar. Vetëm një pjesë e vogël e shoqërisë e kishte kuptuar rrezikun e madh të këtij zhvillimi të shpejtë të Gjermanisë.• Cilat ishin problemet me të cilat u përball Republika e Vajmarit?• Evidentoni faktorët që favorizuan ardhjen e nazistëve në pushtet.• Identifikoni bazat e ideologjisë së nazistëve.• Cila ishte politika e ndjekur nga nazistët pasi morën pushtetin?• Shpjegoni antisemitizmin e nazistëve dhe politikat që ndoqën kundër hebrenjve.Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Nazizmi dhe fashizmi janë dy ideologji “binjake”. Ballafaqoni tiparet kryesore të tyre dhe evidentoni elementet që i diferencojnë ato nga njëra-tjetra.Hulumtoni dhe diskutoni136
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142