Page 139 - Demo
P. 139


                                    Tematika V2 Luis ArmstrongFrigorifer, prodhim amerikan i viteve '201Shkaqet e krizës ekonomike të viteve 1929-1933Pas Luftës së Madhe, ShBA-ja ishte një shtet i fuqishëm dhe me ndikim të madh. E përfshirë në luftë në vitin 1917, pothuajse në fund të saj, Amerika arriti të diktonte qëndrimin e saj mbi botën e pasluftës. Presidenti Uillson kishte prezantuar planin prej 14 pikash, i cili përmblidhte idenë amerikane mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes shteteve. Edhe sistemi demokratik bëri përparime të mëdha. Me një sistem politik të konsoliduar, Amerika veçse zgjeronte gradualisht shtrirjen e institucioneve demokratike. Në vitin 1920, pas një ndryshimi të kushtetutës, në ShBA gratë fituan të drejtën e votës. Edhe në aspektin ekonomik, në vitet e para pas luftës, SHBA-ja njohu një periudhë të artë zhvillimi. Kjo erdhi si rezultat i zgjerimit të eksporteve amerikane, pasi shumë vende të Amerikës Latine dhe të Azisë nuk mund të bënin tregti me Evropën dhe ishin orientuar drejt shkëmbimeve me ShBA-në. Edhe tregtia e brendshme dhe konsumi u zgjeruan, sepse ecuria e mirë e ekonomisë rriti kërkesën për të mira materiale. Në vetëm pak vite, automjetet u futën në përdorim masiv. Zhvillimi i radios, i kinemasë, i sporteve dhe i muzikës tregonin për begatinë e Amerikës së pasluftës. Por ky zhvillim kishte edhe shumë probleme të fshehura. Problemi më i madh ishte dhënia e kredive pa kriter për individët dhe bizneset. Shumë amerikanë rritën mirëqenien e tyre duke blerë produkte nëpërmjet kredive. Ata blinin makina, pajisje elektro-shtëpiake dhe çdo të mirë konsumi që kishte tregu. Shoqëria amerikane u orientua drejt konsumit të lartë. Shumë të tjerë iu futën biznesit nëpërmjet marrjes së kredive me besimin se fitimet e tyre vetëm do të rriteshin. Shumë fermerë, duke parë rritjen e kërkesës për produkte bujqësore, morën kredi dhe rritën prodhimin. Të tjerë amerikanë përpiqeshin të pasuroheshin në tregun e aksioneve. Ata mendonin t’i shfrytëzonin situatat e favorshme për t’u pasuruar me shitblerjet e aksioneve në bursë. Për blerjen e aksioneve ata merrnin kredi. Shteti amerikan ishte një shtet liberal që nuk ndërhynte në ekonomi me idenë e vetërregullimit ShBA, modeli i një shteti liberal Tema 6GrmicëhistorikeRënia e Bursës ose rënia e Uoll Stritit filloi më datë 24 tetor 1929 dhe qe sinjali më i dukshëm i fillimit të Depresionit të Madh. Indeksi i çmimeve të aksioneve të bursës së Nju Jorkut, Dow Jones, nisi ditën e enjte, me një rënie prej 11%. Me gjithë masat që u munduan të merrnin disa bankierë amerikanë, paniku u përhap shumë shpejt, duke shënuar të tjera rënie të mëdha në ditët në vazhdim. \vëllimin e shkëmbimeve, që do të zgjaste për 40 vjet. Tregu financiar nuk do të kthehej më në vlerat e tij të paraluftës deri më 23 nëntor 1954.2 Luis Armstrongënia e kredive paën mirëqenien e makina, pajisjetregu. Shoqëria tjerë iu futënfitimet e tyren e kërkesës min. Të tjerë ksioneve. për t’u rjen eshtet llimit 137
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143