Page 14 - Demo
P. 14


                                    Busti i Perikliut.Muzeu i Vatikanit (430 pr.K.)2Lulëzimi i demokracisë në shekullin V pr.K., në kohën e PerikliutPas Luftërave Greko-Persiane, që u fituan nga populli grek, dhe pas formimit të Lidhjes së Delosit nga Athina e shtetet aleate të saj, Athina u forcua, u pasurua dhe u bë qendra më e fuqishme e gjithë Greqisë. Në shekullin V pr.K., institucionet demokratike athinase përparuan falë Perikliut (443-429 pr.K.), një burrë shteti i matur, diplomat e strateg i madh, që e qeverisi qytetshtetin e Athinës për rreth pesëmbëdhjetë vjet. Nën drejtimin e tij u kryen një sërë transformimesh të rëndësishme për demokratizimin e rendit shoqëror e shtetëror. Për këtë, ai mblodhi në Athinë njerëzit më të ditur të botës helene. Perikliu vendosi paga për nëpunësit e shtetit, përforcoi zhvillimin e ekonomisë, veçanërisht të tregtisë, realizoi vepra të mëdha publike, vuri në zbatim votimin me short, nxiti zhvillimin e kulturës e sidomos të letërsisë dhe të artit, duke e zgjeruar ndikimin e Athinës në botën greke. Perikliu përforcoi gjithashtu rolin e Kuvendit të Popullit (eklesisë), duke e shndërruar në organin para të cilit përgjigjeshin gjithë organet e tjera shtetërore. Në këtë mënyrë, vendimmarrja dhe kontrolli i qeverisjes ishin në duart e qytetarëve. Periudha gjatë së cilës Athina u qeveris prej tij, është quajtur “koha e artë” e Perikliut.Qytet-shteti i SpartësSpartanët ishin një popullsi e fiseve dorike, të cilët rreth fundit të mijëvjeçarit II pr.K., u vendosën në krahinën e Lakonisë, në zemër të Gadishullit të Peloponezit, në një luginë pjellore dhe të pasur me hekur, që përshkohej nga lumi Eurota. Baza e ekonomisë së Spartës ishte bujqësia.Sparta karakterizohej nga një sistem oligarkik, ku pushteti ushtrohej nga një numër i vogël qytetarësh. Në krye të shtetit ishin dy mbretër, të cilët vinin nga dy familje të pasura rivale, që mendohej se e kishin prejardhjen nga heroi mitik, Herakliu. Ata ishin komandantë të ushtrisë në kohë lufte, funksion që përbënte detyrën kryesore të tyre. Në kohë paqeje, mbretërit kryenin funksionet e priftërinjve dhe të gjykatësve. Organe të tjera ishin: herusia (këshilli i pleqve), e përbërë nga njëzet e tetë geronë (pleq) dhe dy mbretërit, dhe apela (kuvendi i popullit), ku merrnin pjesë të gjithë qytetarët që kishin mbushur moshën tridhjetë vjeç. Herusia kishte fuqi më të mëdha se apela. Më vonë u formua edhe eforati, i përbërë nga pesë eforët, të cilët luanin rol shumë të rëndësishëm dhe u bënë drejtuesit e vërtetë të Spartës. Krijuesi i këtyre institucioneve mendohet të ketë qenë ligjvënësi legjendar Likurgu (rreth shekullit VII pr.K.), i cili hartoi edhe një sërë ligjesh të tjera, si: ligji për pronën, për edukimin etj.Eklesia(Kuvendi i Popullit) Organi më i lartë vendimmarrës, para të cilit përgjigjen të gjitha organet e tjera.Bulea (Këshilli i Pleqve 500 anëtarë, 50 për çdo fili)Heliea (Gjyqi i jurisë 6000 anëtarë, 5000 aktivë, 1000 rezervë)Kolegjiumi i 10 strategëve (komandantë ushtarakë, 1 për çdo fili)9 arhondët (pleqtë) Areopagu (këshill pleqsh aristokratë)Fjalortimokraci – formë qeverisjeje, në të cilën detyrat dhe të drejtat përcaktohen në varësi të pasurisë së qytetarëve.ostrakizëm - (greq. ostrakos - pllakë) një lloj votimi, ku votuesit shkruanin në një pllakë emrin e atij që duhej të dëbohej nga qyteti si i rrezikshëm për rendin.Institucionet shtetërore në kohën e Perikliut.Shënim: Shigjetat tregojnë varësinë e institucioneve të shtetit ndaj organit më të lartë, Eklesisë.312
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18