Page 140 - Demo
P. 140


                                    Wall Street,24 tetor 1929, \për ekonominë amerikane3të tregut (nëpërmjet mekanizmit të kërkesë-ofertës). Por në fund të viteve '20, zhvillimi i madh ekonomik amerikan përfundoi me pasoja të rënda për qytetërimin perëndimor. Me fundin e luftës, Evropa filloi të rikthehej gradualisht si prodhues bujqësor dhe industrial duke sjellë dëme të mëdha për ekonominë amerikane. Fillimisht, hyri në krizë ekonomia bujqësore. Me rritjen e prodhimit bujqësor në Evropë, pas luftës ra kërkesa për prodhime amerikane. Kjo pati pasoja shumë të rënda për ekonominë bujqësore amerikane. Fermerët nuk ishin në gjendje t’i paguanin këstet bankare dhe nuk blinin dot më makineri bujqësore. Industria po ashtu u godit nga kriza e superprodhimit. Sasi të mëdha produktesh nuk u shitën, sepse ra kërkesa. Kriza u pasua nga rënia e kërkesës dhe rënia e çmimeve të produkteve bujqësore dhe industriale. Kjo situatë çoi në falimentimin e një numri të madh ndërmarrjesh dhe bankash dhe trembi të gjithë ata që kishin blerë aksione me kursimet e tyre, shumica e të cilëve u përpoqën t’i shisnin aksionet që zotëronin, duke nisur kështu një proces negativ në zinxhir.Rënia e Bursës së Nju Jorkut dhe Depresioni i MadhKriza ekonomike, që njihet edhe si Depresioni i Madh, filloi me rënien e bursës dhe krizën financiare. Çmimet e aksioneve në bursë u rritën për shkak të zhvillimit ekonomik, por edhe për shkak të spekulatorëve. Kur filluan shenjat e para të krizës në bujqësi dhe në industri, shumë persona u orvatën t’i shisnin aksionet sa më shpejt dhe vlera e tyre ra menjëherë. Kështu, më 24 tetor 1929, në Bursën e Nju Jorkut vlera e aksioneve filloi të binte në mënyrë të ndjeshme. E njëjta klimë pesimiste vijoi edhe në ditët në vazhdim, duke bërë që shumë investime të humbnin vlerën brenda një periudhe mjaft të shkurtër. Rënia e bursës solli edhe mbylljen e shumë bankave, të cilat kishin kredituar shumë para dhe tashmë nuk i merrnin dot më. Kjo solli rrënim të menjëhershëm ekonomik për miliona amerikanë, të cilët humbën pasuritë dhe kursimet e tyre. Qytetet amerikane u mbushën me njerëz të uritur e të trishtuar, që rreshtoheshin në radhë të gjata pranë qendrave të asistencës publike. Në fshatra, prodhimet u prishën, sepse transporti i tyre kushtonte më shumë sesa fitimi që do të kishin nga shitjet e prodhimeve. Kriza e vitit 1929, shkaktoi humbjen e besimit të amerikanëve në zhvillimin e madh që kishte karakterizuar këtë periudhë dhjetëvjeçare. Më pas, kriza u përhap në të gjithë botën, prandaj edhe u quajt krizë ekonomike botërore. Në Evropë, zhvillimi ekonomik ra shumë për shkak të pakësimit të kredive amerikane. Britania e Madhe, e lidhur ngushtë me tregun amerikan, i ndjeu shumë shpejt efektet e krizës amerikane. Në Gjermani, mungesa e kapitaleve amerikane çoi në ndërprerjen e punëve publike. Kriza ekonomike e vitit 1929 e preku edhe Francën, ndonëse më vonë se vendet e tjera.138
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144