Page 142 - Demo
P. 142


                                    Vizita e presidentit Raimond Puankaré në Tuluzë, 17-18 shtator 19131Tema 7 FrancaGrmicëhistorikeFranca ishte shteti që pësoi dëme të mëdha njerëzore, morale e materiale gjatë Luftës së Madhe. Ripërtëritja e ekonomisë dhe rindërtimi i vendit, ishin detyrat kryesore të qeverive franceze midis dy luftërave. Koalicionet e djathta arritën të siguronin përmirësimin e situatës ekonomike dhe frenimin sadopak të krizës ekonomike. Qeveria e koalicionit të majtë, Fronti Popullor, ndërmori një sërë reformash të rëndësishme me karakter social, si java 40-orëshe e punës, pushimet e paguara për punëtorët dhe kontratat kolektive të punës.Franca pas Luftës së Parë BotëroreGjatë luftës, Franca ishte dëmtuar së tepërmi, sepse në territorin e saj ishin zhvilluar luftime të ashpra. Fronti perëndimor i luftimeve, në pjesën më të madhe të tij shtrihej në territorin francez dhe Franca pësoi shkatërrime të shumta, si dhe numër të lartë viktimash. Megjithatë, në Konferencën e Parisit, Franca arriti të merrte krahinat e pasura të Alsasës dhe Lorenës, si dhe të siguronte dëmshpërblim të majmë nga Gjermania humbëse. Qeveritë franceze u përpoqën të rimëkëmbnin ekonominë dhe financat, megjithëse i trembeshin gjithmonë Gjermanisë. Qeveritë e pasluftës ishin koalicione të partive të djathta konservatore, të cilat mbështeteshin nga sipërmarrësit e mëdhenj. Ato ishin të vendosura të ruanin stabilitetin në çështjet e brendshme. Në krahun e majtë të politikës qëndronin Partia Socialiste, Partia e Socialistëve Radikalë dhe Partia Komuniste. Ndonëse të tria këto parti shprehnin interesat e shtresave të varfra, vetëm komunistët ishin radikalë të majtë me ide revolucionare. Edhe në krahun e djathtë pati lëvizje të ekstremit të djathtë, si Aksioni Francez. Në Francë u vunë re tensione të mëdha sociale, por demokracia nuk u rrezikua asnjëherë. Një politikë aktive ndoqi lideri i konservatorëve në pushtet, Raimond Puankaré (Raymond Poincaré). Ai dërgoi forcat franceze në krahinën gjermane të Ruhrit për të detyruar gjermanët të paguanin dëmshpërblimin. Franca kishte filluar rindërtimin, por pa paratë e Gjermanisë nuk do të mund të rimëkëmbej. Kështu, qeveria e Puankaresë ndërmori një sërë masash duke kufizuar shpenzimet shtetërore dhe duke rritur taksat. Këto masa sollën përmirësimin e situatës ekonomike dhe ringritjen e industrisë. Kur filloi kriza botërore, Franca u prek më vonë dhe më pak se shtetet e tjera evropiane, si Anglia dhe Gjermania. Sidoqoftë, tregtia ra, papunësia u rrit dhe qeveritë i lanë vendin njëra-tjetrës pa arritur të zgjidhnin problemet. Kriza ekonomike u shoqërua me paqëndrueshmëri politike. Depresioni ekonomik nxiti fuqizimin e partive antidemokratike. Organizatat fashiste u drejtuan kundër republikës. Në vitet 1934-1936 ndodhën incidente të rënda, të shkaktuara nga lëvizjet fashiste, të cilat kërkonin marrjen e pushtetit. Në vitin 1935, në kushtet e rrezikut fashist, elementët e majtë socialistë, komunistë dhe radikalë u bashkuan 140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146