Page 143 - Demo
P. 143
Tematika VMarshimi i trupave gjermane në Champs Elysees, Paris, 14 qershor 19402Fjalimi i Leon Blumit në Kongresin Socialist, 19323në një koalicion politik, që u quajt Fronti Popullor. Programi i Frontit Popullor kërkonte ndalimin e diktaturës fashiste dhe marrjen e masave me karakter ekonomik.Fronti Popullor në pushtetNë zgjedhjet e vitit 1936 fitoi bindshëm Fronti Popullor. Qeveria u drejtua nga socialisti i moderuar Leon Blum, partia e të cilit kishte marrë shumicën e votave në parlament. Kështu, Leon Blumi u bë socialisti i parë që emërohej kryeministër i Francës. Ndonëse qeveria e Frontit Popullor qëndroi në pushtet më pak se një vit, ajo mori një sërë masash pozitive për të përmirësuar jo vetëm situatën ekonomike të shkatërruar nga kriza, por edhe situatën politike të trazuar nga krijimi i partive ekstremiste të djathta. Parlamenti miratoi kufizimin e punës me 40 orë në javë, të drejtën e pushimeve të paguara për punëtorët dhe kontratat kolektive të punës. Duke parë politikat e ndjekura nga Hitleri për riarmatimin e Gjermanisë, qeveria shtetëzoi industrinë e armëve dhe të aviacionit. Një masë tjetër e marrë nga qeveria e Blumit ishte edhe shpërndarja e organizatave fashiste. Qeveria riorganizoi edhe Bankën e Francës, duke e vendosur nën kontrollin shtetëror. Në bujqësi, për të ndihmuar fshatarësinë u ndoq politika e vendosjes së çmimeve fikse. Leon Blumi shprehej hapur se ai po ndiqte një “Kurs të Ri francez”.Ndërkohë, konservatorët i konsideronin këto politika si tepër të majta dhe që po përgatitnin terrenin që në Francë të vendosej modeli totalitar bolshevik. Nga ana tjetër, situata ndërkombëtare ishte e pasigurt. Ndërkohë që në Francë punëtorët punonin 40 orë në javë, në Gjermani po bëhej gjithçka për riarmatosjen e shpejtë. Kundërshtarët e akuzonin Leon Blumin se po linte pas dore armatimin e vendit, ndonëse mungonin mjetet e nevojshme financiare për ta bërë këtë. Në vend u shtuan edhe pakënaqësitë 141

