Page 144 - Demo
P. 144
Pamje nga protestat e grave franceze për të drejtën e votës në vitet '40 5e industrialistëve të pasur, të cilët për të kompensuar humbjet nga 40-orëshi i punës në javë, rritën çmimet e produkteve. Prodhimi industrial u rrit shumë pak gjatë kohës së krizës ekonomike. Qeveria e Blumit u sulmua edhe nga brenda koalicionit. Partia Komuniste kundërshtoi qëndrimin e qeverisë për Luftën Civile në Spanjë. Ky konflikt u zhvillua mes forcave republikane dhe forcave fashiste dhe zgjati 3 vjet. Franca, duke mos dashur të përfshihej, refuzoi të ndihmonte republikanët spanjollë dhe mbylli kufirin përgjatë Pirenejve. Të gjitha këto pakënaqësi e detyruan Leon Blumin të jepte dorëheqjen. Koalicioni i Frontit Popullor u shpërnda. Pas largimit të Frontit Popullor, në pushtet erdhën forcat politike të djathta konservatore, të drejtuara nga Eduard Daladie (Édouard Daladier). Qeveria e re nuk arriti të vendoste qetësinë në vend. Trazirat u shtuan, sepse u rritën orët e punës së punëtorëve dhe taksat. Punëtorët humbën të drejtat e fituara gjatë qeverisë së Frontit Popullor. Në prag të Luftës së Dytë Botërore, qeveria franceze nënshkroi një marrëveshje me Gjermaninë, sipas të cilës, ato nuk do ta sulmonin njëra-tjetrën dhe problemet do të zgjidheshin në mënyrë paqësore. Kjo marrëveshje nuk u respektua.• Cila ishte situata politike në Francë pas Luftës i Botërore?• Evidentoni faktorët që ndihmuan Francën të kapërcente krizën e pasluftës.• Analizoni pasojat e krizës ekonomike në Francë dhe masat e marra nga qeveritë franceze.• Analizoni politikat e ndjekura nga Fronti Popullor me në krye Leon Blumin.Verifikoni njohuritëEduard Daladie gjatë vizitës në Mynih, shtator 19384Mendo si historian: Periudhën e krizës ekonomike botërore, Franca e kaloi pak më vonë se vendet e tjera dhe ndoshta edhe pak më butë. Si mendoni, cilat ishin arsyet?Hulumtoni dhe diskutoni142

