Page 145 - Demo
P. 145


                                    Tematika VMustafa Kemal Ataturku 1Roli i Ataturkut në Luftën ÇlirimtareKrijimi i shtetit të pavarur kombëtar turk lidhet me emrin e Mustafa Kemalit. Më 1905, ai përfundoi me sukses shkollën ushtarake dhe shumë shpejt mori gradën e majorit. Më pas u angazhua në beteja të rëndësishme, duke përfshirë edhe Luftën I Botërore.Më 30 tetor 1918, qeveria turke kapitulloi dhe nënshkroi kushtet e armëpushimit. Mustafa Kemali e quajti armëpushimin një gabim dhe shkoi në Anadoll, ku shkriu të gjitha organizatat kombëtare në një të vetme. Ai u bë promotori i nacionalizmit turk. Për drejtimin e veprimeve ushtarake u zgjodh Ankaraja. Aty u mblodhën përfaqësuesit e popullit dhe krijuan Asamblenë e Madhe të Turqisë; u zgjodh qeveria dhe u miratua kushtetuta. Myftiu i Ankarasë shpalli tradhtare qeverinë e Stambollit, po ashtu edhe kryetarin e fesë islame. Në fund të Luftës I Botërore, ushtria greke e mbështetur nga anglezët, mori Bursën dhe nisi sulmin për pushtimin e Thrakës Lindore. Nën presionin e pushtimit, më 10 gusht 1920 u nënshkrua paqja në Sevrë pranë Parisit, e vlerësuar si njolla e zezë në historinë osmane. Sipas paktit të nënshkruar, shteti kufizohej në Stamboll dhe në një rrip në Anadoll, ngushticat ishin të hapura e kontrolloheshin nga Komisioni ndërkombëtar. Greqisë i jepej Izmiri dhe një pjesë e Trakisë, ndërsa në Anadollin Lindor do të ngriheshin dy shtete. Zona e Antalias do të kalonte nën ndikimin italian dhe Adana, Malatja e Sivasi nën ndikimin francez. Vendet arabe do të ndaheshin midis anglezëve dhe francezëve. Gjithashtu, u parashikua kufizimi i ushtrisë dhe i armatimeve, rivendosja e kushteve të armëpushimit. Marrëveshja duhej miratuar nga parlamenti, por ai ishte i shpërndarë. Sulltani e firmosi dokumentin në kundërshtim me vullnetin e popullit.Marrëveshjen e hodhi poshtë Asambleja e Madhe e Turqisë. Mustafa Kemali kaloi në krijimin e një ushtrie të rregullt. Ajo u rezistoi forcave franceze dhe detyroi italianët të largoheshin nga Antalia. Suksese u arritën edhe në frontin perëndimor. Mustafa Kemali, si kryekomandant, theu forcat greke të drejtuara nga mbreti i Greqisë dhe urdhëroi mësymjen e përgjithshme.Më 1 nëntor 1922, Asambleja e Madhe e Turqisë vendosi në mënyrë unanime suprimimin e sulltanatit osman. Sulltani i fundit u arratis në Maltë. Turqia, krijimi i një shteti laik kombëtar Tema 8GrmicëhistorikeNjë prej reformave kryesore të udhëhequra nga Mustafa Kemal Ataturku (Mustafa Kemal Atatürk) ishte ajo e zëvendësimit të alfabetit arab, që përdorej deri atëherë, me atë latin. Vetë Ataturku ishte në krye të orvatjeve për ndryshim, duke vizituar personalisht shumë qytete dhe fshatra për të shpjeguar përparësitë dhe rëndësinë e këtij hapi për modernizimin e Turqisë. Ai vetë shkroi edhe një libër gjeometrie, duke përcaktuar në të 48 terma gjeometrikë në turqishte të re, siç ishin, p.sh.: trekëndëshi, këndi, drejtkëndëshi etj., që janë në përdorim edhe sot.143
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149