Page 146 - Demo
P. 146


                                    Me forcën e armëve u nënshkrua Paqja e Lozanës (24 korrik 1923), sipas së cilës Turqia njihej si shtet i pavarur, me kufijtë që ka pak a shumë edhe sot. Ditët e para të tetorit, Stambolli kaloi në duart e qeverisë kombëtare. Më 29 tetor 1923 u shpall Republika e Turqisë, me të cilën fillon një epokë e re në historinë e popullit turk.Krijimi i një shteti kombëtar laikMustafa Kemali filloi ta materializojë dhe ta zgjerojë konceptin e sovranitetit të popullit. Mbështetur mbi parullën e tij: “Pa asnjë kufizim, pushteti i takon popullit dhe pavarësia e plotë e vendit”, u krijuan institucione që i siguronin popullit sovranitetin nëpërmjet deputetëve të zgjedhur prej tij. Shteti i ri turk mbështetej në disa shtylla: karakteri republikan, regjimi parlamentar me karakter kombëtar e popullor, demokracia laike etj. Shteti turk u shpall laik. Organizimi fetar u nda nga shteti dhe politika. Në Republikën e Turqisë nuk u shpall një fe zyrtare. Në administratën shtetërore, të gjitha ligjet dhe rregullat u formuluan duke ndjekur format që i përkisnin qytetërimit bashkëkohor. Vështrimi i Mustafa Kemalit drejt evropianizimit u kritikua nga krahu ekstremist fetar si një përpjekje për përqafimin e krishterimit.Rimëkëmbja ekonomike shihej si baza e pavarësisë dhe e lirisë së Turqisë. Programi i zhvillimit industrial, i konceptuar nga Mustafa Kemali, synonte kufizimin e pengesave për krijimin e industrisë kombëtare dhe sigurimin e pavarësisë ekonomike. Përparësi morën ato degë të industrisë që mbështeteshin në lëndët e para të vendit. U adoptua politika e kapitalit shtetëror. Krijimi i bankave kombëtare dhe institucioneve të tjera të kreditit ishte një tjetër nismë e rëndësishme e politikës ekonomike të qeverisë turke. Mustafa Kemal Ataturku duke dalë nga Asambleja Kombëtare2144
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150