Page 147 - Demo
P. 147


                                    Tematika VU bënë përpjekje për kufizimin e monopoleve të huaja, pa i likuiduar ato tërësisht. Qeveria turke i kushtoi vëmendje edhe kapërcimit të prapambetjes në bujqësi. Për këtë qëllim u morën masa për përmirësimin e rrjetit rrugor, për shtimin e sipërfaqeve të mbjella, racionalizimin dhe shtimin e kredive nga banka bujqësore, mekanizimin e prodhimit. Të gjitha këto reforma kërkonin dije dhe kulturë, prandaj u morën masa për çështjen e arsimit.Në fushën e kulturës dhe të arsimit u zbatua idea e një kulture larg besëtytnive dhe paragjykimeve të vjetra, por edhe larg ideve të huaja, që nuk kishin asnjë afërsi me karakterin dhe me historinë kombëtare. Duke kuptuar rëndësinë e shkollës, të artit e të letërsisë për përparimin e kombit turk, shkollës iu vu si detyrë themelore edukimi i të rinjve me respektin ndaj njeriut, me dashurinë për kombin e vendin. Në kuadrin e laicizimit të arsimit u morën një varg masash, si: vënia e të gjitha shkollave nën varësinë e Ministrisë së Arsimit Kombëtar, ndarja e institucioneve fetare nga shteti, suprimimi i ministrive të kulteve, vënia e shkollave të huaja nën kontrollin e qeverisë etj. Gjithashtu, u zëvendësua alfabeti arab me alfabetin latin turk.Reformat institucionale u shoqëruan me ndryshime shoqërore rrënjësore. Gruas turke iu njohën të drejtat e natyrshme, deri atëherë të mohuara, në familje dhe në shoqëri. Ajo mund të merrte pjesë në prodhim, ashtu si burrat, për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe të shoqërisë turke. Me legjislacionin e ri, asaj iu njoh e drejta e zgjedhjes në organizmat shtetërorë.Gjithë këto transformime çuan në formimin e një shteti modern, kombëtar, të pavarur, laik turk. Merita në radhë të parë i takon Mustafa Kemalit. Populli turk i dha epitetin “Baba i turqve” (Ataturk) dhe “Fitimtar” (Gazi).• Evidentoni veprimtarinë e Mustafa Kemalit në Luftën Çlirimtare.• Evidentoni mënyrat se si u vu në jetë parimi i sovraniteti të popullit.• Çfarë masash u morën në fushën ekonomike nga qeveria e Kemalit?• Cilat qenë reformat kryesore në arsim dhe në kulturë?• Evidentoni ndryshimet rrënjësore në jetën shoqërore.• Argumentoni pse paqja e Sevrës ishte një njollë e zezë në historinë e Turqisë.Verifikoni njohuritëAtaturku i paraqet alfabetin e ri turk popullit të Kajzerit 20 shtator 1928.3Mendo si historian: Argumentoni përse kalimi nga pushteti i sulltanit në sovranitetin e popullit shënoi një faqe të re të historisë së shtetit kombëtar turk.Hulumtoni dhe diskutoni145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151