Page 148 - Demo
P. 148


                                    Ahmet Zogu 1Konteksti historikNë periudhën mes dy luftërave botërore, pra në vitet 1918-1939, Ballkani u përfshi nga qeverisja monarkike me tipare autoritare. Lufta e Parë Botërore solli shkatërrime të mëdha dhe shumë viktima. Pas Luftës u ngjallën shpresa të mëdha për vendosjen e një modeli demokratik perëndimor dhe për zhvillimin ekonomik. Por mungesa e traditës demokratike nuk i lejoi elitat politike në vendet e Ballkanit të vendosnin interesat e vendit para interesave të tyre. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemet ekonomike të lidhura me mosrealizimin e reformës së tokës dhe me industrializimin e dobët. Vendet ballkanike u përpoqën të përshtatnin elemente të shoqërive evropiane, por nuk ia arritën qëllimit, duke bërë që Ballkani të mbetej një rajon i trazuar. Qeverisja në Ballkan u shndërrua gjithnjë e më tepër në një qeverisje mjaft autoritare, deri diku me prirje diktatoriale. Në disa vende, si Greqia dhe Kroacia, u shfaqën lëvizje me prirje fashiste, ndërkohë që gjetën mbështetje edhe forca të ekstremit të majtë.Rezultatet e të nxënitNxënësi/ja:• analizon rrethanat historike dhe situatën ndërkombëtare në të cilën gjendej Ballkani pas Luftës së Parë Botërore;• analizon ndikimin e ideve perëndimore në politikat ballkanike dhe rolin e Fuqive të Mëdha;• përcakton zhvillimin e jetës politike në vendet e Ballkanit, duke i krahasuar me qëllim që të evidentojë të përbashkëtat e të veçantat;• evidenton problemet kryesore në zhvillimin ekonomik dhe çështjet sociale.ZhvillimiNxënësit ndahen në dy grupe, me qëllim trajtimin e tematikave të ndryshme lidhur me situatën politike, ekonomike dhe sociale në vendet e Ballkanit.Grupi I ka si objektiv trajtimin e çështjeve që lidhen me një grup vendesh të Ballkanit Lindor.• Analiza e situatës politike në Rumani, Turqi dhe Bullgari.• Evidentimi i problemeve të shoqërive të këtyre vendeve.• Format e autoritarizmit, të personifikuara nga udhëheqës të veçantë.• Problemet ekonomike të këtyre vendeve.Grupi II do të përqendrohet në çështjet e zhvillimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.• Evidentimi i zhvillimeve kryesore politike në Shqipëri, Jugosllavi dhe Greqi.• Analizë e problemeve të shoqërive të këtyre vendeve, duke pasur parasysh edhe elementet e veçanta të secilit shtet.• Trajtimi i zhvillimit ekonomik dhe rritja e varësisë nga vendet e tjera.Ballkani në periudhën midis dy luftëraveVeprimtariprak ti k eUdhëzimKoha: 1 orë mësimoreMetoda:punë me grupePër më shumë informacion:staff.lib.msu.edu/sowards/balkan/146
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152