Page 149 - Demo
P. 149


                                    Tematika VMolotov-Ribentrop 1Rruga drejt Luftës së Dytë BotërorePas ardhjes në pushtet të Musolinit në Itali dhe të Hitlerit në Gjermani, përgatitjet për luftë filluan të shfaqen hapur. Italia dhe sidomos Gjermania kishin kohë që kritikonin kushtet e vendosura në Konferencën e Paqes që u mbajt në Paris, në vitin 1919. Ideologjia e tyre shtetërore fashiste dhe naziste e vinte theksin te nacionalizmi i skajshëm dhe zgjerimi territorial në kurriz të vendeve të tjera. Italia synonte rikrijimin e Perandorisë Romake, ndërsa Gjermania synonte krijimin e së ashtuquajturës “hapësira jetike e Gjermanisë”, që nënkuptonte zgjerimin e territoreve gjermane në Evropë. Këto plane u zbatuan nëpërmjet një politike të jashtme agresive, e cila filloi në vitet ’30. Ndërkohë, larg Evropës, Japonia, shteti i fuqishëm në Lindjen e Largët, në vitin 1931 sulmoi ushtarakisht Mançurinë, që i përkiste Kinës, dhe u largua nga Lidhja e Kombeve. Më 1935, Italia fashiste i shpalli luftë Etiopisë dhe e pushtoi atë. Në nëntor të vitit 1936, Gjermania dhe Italia nënshkruan një aleancë të quajtur “Boshti Romë-Berlin”. Në mars të vitit 1938, Austria u pushtua nga trupat naziste. Pas organizimit të një referendumi, nën kontrollin e rreptë të ushtrisë gjermane, Austria u bashkua me Gjermaninë. Po në vitin 1938, Gjermania i kërkoi Çekosllovakisë krahinën e Sudeteve, ku banonin gati 3,2 milionë gjermanë. Duke përdorur si shkas minoritetin gjerman, nazistët kërkuan krahinën e Sudeteve. Në Konferencën e Mynihut, në shtator 1938, ministri anglez Nevil Çamberlen (Neville Chamberlain) dhe francezi Eduard Deladie u takuan me Hitlerin dhe Musolinin për të trajtuar çështjen e Sudeteve. Ata u dorëzuan para kërkesave të Hitlerit duke menduar se kishin shmangur konfliktin me Gjermaninë. Në të vërtetë, ata veçse hapën rrugën për pushtime të reja. Hitleri, i sigurt që Franca dhe Anglia nuk do t’i mbronin shtetet e vogla, pasi mori Sudetet, një vit më vonë pushtoi të gjithë Çekosllovakinë. Franca dhe Anglia nuk reaguan përballë veprimeve të Hitlerit, duke shpresuar gjithmonë se po të bënin lëshime, mund të shmangnin konfliktin me Gjermaninë. Më 7 prill 1939, Italia pushtoi Shqipërinë. Në gusht 1939, midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik u nënshkrua pakti sovjeto-gjerman i mossulmimit, i njohur si pakti Molotov-Ribentrop. Në këtë pakt, të dyja vendet angazhoheshin që të mos ndërmerrnin akte agresive ndaj njëri-tjetrit. Pasi siguroi kufirin e tij lindor nga ndonjë sulm i mundshëm sovjetik, Hitleri ishte gati të futej në luftë.Lufta e Dytë Botërore Tema 9GrmicëhistorikeGjatë Luftës II Botërore, katër në pesë ushtarë gjermanë të vrarë ishin viktima të Frontit Lindor kundër Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, në fillim Gjermania thuajse e fitoi luftën kundër BS-së. Në fund të vitit 1941, BS-ja dërgoi një përfaqësi për të kërkuar paqe me Gjermaninë. Stalini ishte i gatshëm t’i dorëzonte asaj Ukrainën së bashku me pjesën dërrmuese të territorit të pushtuar nga gjermanët deri në atë moment. Nga ana e tyre, gjermanët besonin se Bashkimi Sovjetik ishte thuajse pranë kolapsit dhe nuk deshën të negociojnë kushtet e paqes. Fundi i luftës dihet.147
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153