Page 15 - Demo
P. 15


                                    Tematika IShoqëria në Spartë ndahej në tri klasa: spartanët, periekët dhe ilotët.Spartanët, të cilët e quanin veten qytetarë dhe gëzonin të drejta të plota ekonomike e politike, ishin të paktë në numër. Ata kishin të drejta dhe detyrime të barabarta midis tyre, prandaj njihen edhe si “bashkësia e të barabartëve”; kishin në përdorim ngastrën e tokës (klerën), të cilën nuk e punonin vetë, si dhe merreshin vetëm me stërvitje ushtarake, me luftë e politikë.Periekët ishin banorët e periferive. Ata ishin të lirë, kishin pronat e tyre dhe njëfarë autonomie dhe shërbenin si njësi më vete në ushtri.Ilotët ishin popullsia e nënshtruar në territoret e pushtuara, që jetonte në gjendje skllavërie. Punonin klerat e spartanëve dhe u jepnin atyre gjysmën e prodhimit. Konsideroheshin të rrezikshëm për shtetin dhe kundër tyre zhvilloheshin kripti (ekspedita ndëshkimore). Sparta kishte një organizim shtetëror mjaft të qëndrueshëm. Ajo ishte një shtet tipik ushtarak, një fortesë natyrore ku jetonte një popull ushtar, për të cilin lufta ishte qëllim madhor. Spartanët kishin një ushtri këmbësorësh shumë të fortë dhe të përgatitur mirë. Në bashkëpunim me shtetet aleate, ata krijuan “Lidhjen e Peloponezit”, e cila bashkë me “Lidhjen e Delosit”, të drejtuar nga Athina, luajtën rol të rëndësishëm në marrëdhëniet midis qytet-shteteve të Greqisë së lashtë.• Ç’të reja sollën reformat e Solonit? Po të Klisthenit?• Pse demokracia arriti nivelin më të lartë në kohën e Perikliut? • Çfarë i dallonte ilotët nga skllevërit?• Gjeni pikat e përbashkëta dhe dallimet mes demokracisë së Athinës dhe asaj të ditëve tona.• Përpiquni të shpjegoni pse Sparta nuk ka lënë gjurmë të rëndësishme nga qytetërimi i saj.• Mësuat për dy poliset kryesore greke. Në cilin prej tyre do t’ju pëlqente të jetonit? Përse?Verifikoni njohuritëLeximEdukimi spartanLikurgu e konsideronte edukimin si fushën më të rëndësishme të një ligjvënësi. Ai i kushtoi një rëndësi të madhe edukimit fizik e ushtarak, disiplinës dhe rregullit. Djemtë e moshës shtatë deri në njëzet vjeç dërgoheshin në kampe (agela), ku i nënshtroheshin një edukimi shumë të rreptë. Aty mësonin të hidhnin diskun, shtizën, të përdornin shpatën, të ushtroheshin në mundje etj. Ata stërviteshin me qëllim që të mësonin të mbijetonin edhe në kushte mjaft të vështira, si dhe nuk u lejohej përdorimi i pijeve alkoolike. Spartanëve u mësohej të shpreheshin në mënyrë të qartë dhe me pak fjalë. Prej tyre vjen edhe termi “shprehje lakonike”, që do të thotë “të shprehesh shkurt dhe prerë”.Sparta Shoqëria dhe institucionet (shek. VI-IV pr.K.)4Mendoni në mënyrë kritike: Demokracia është formë e drejtpërdrejtë e ushtrimit të pushtetit nga shumica: a mendoni se shumica ka gjithmonë të drejtë? Hulumtoni dhe diskutoniDy mbretëritUshtriaShoqëria spartaneBashkësia spartane (9000)Këshilli i Pleqve (Herusia) 28 anëtarë + 2 mbretëritKuvendi i popullit (Apela)Periekët (30 000)Ilotët(7 familje në një familje spartane)5 Eforët13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19