Page 150 - Demo
P. 150


                                    Frontet e Luftës II Botërore3Zhvillimi i LuftësMë 1 shtator 1939, trupat gjermane me pretekstin se ishin sulmuar nga ushtria polake, kaluan kufirin polak duke nisur kështu Luftën e Dytë Botërore. Hitleri e kishte përgatitur me shumë kujdes këtë sulm dhe marrëveshja me Stalinin i jepte siguri në frontin lindor. Por, këtë herë, Franca dhe Anglia kishin deklaruar se do të reagonin nëse do të sulmohej Polonia dhe i shpallën luftë Gjermanisë. Musolini, duke e ditur që ushtria dhe industria italiane ishin të papërgatitura, deklaroi se për momentin nuk do të hynte në luftë. Gjermanët hynë shumë lehtë në territorin polak, ndërsa Stalini, duke përfituar nga situata dhe me miratimin e gjermanëve, pushtoi pjesën lindore të Polonisë. Në muajt e mëvonshëm, Bashkimi Sovjetik pushtoi Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë. Në prill të vitit 1940, trupat gjermane pushtuan Danimarkën dhe Norvegjinë, duke siguruar kontrollin e Detit Baltik. Në maj të po atij viti, Hitleri sulmoi Francën, Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun. Kur operacionet po përfundonin me pushtimin e Parisit, Musolini hyri në luftë kundër Francës dhe Anglisë, në qershor 1940. Franca e humbur u nda në dy pjesë. Pjesa veriore dhe qendrore kaloi në kontrollin e plotë të Gjermanisë dhe në pjesën jugore të saj u krijua një qeveri kolaboracioniste, e njohur si Regjimi i Vishisë (Vichy), që do të bashkëpunonte me pushtuesin. Në korrik të vitit 1940, aviacioni gjerman filloi bombardimin e ishujve britanikë duke e përqendruar sulmin mbi Londër. Por kryeministri i Britanisë së Madhe, Uinston Çërçill (Winston Churchill) organizoi mbrojtjen e vendit duke iu dhënë kurajë britanikëve. Ai angazhoi të gjitha forcat morale dhe materiale të vendit për t’iu bërë ballë sulmeve. Anglezët shpikën radarin, që iu dha mundësinë e vëzhgimit të lëvizjeve të aviacionit gjerman dhe që shmangu pushtimin e Anglisë. Dështimi i planit të pushtimit nxori në pah faktin se Gjermania nuk ishte e pathyeshme. Në tetor 1940, aleati tjetër i Hitlerit, Musolini, urdhëroi pushtimin e Greqisë. Ky ishte hapi i parë i zotërimit të Mesdheut. Por ushtria italiane u ndalua nga ushtria greke, ndërsa anglezët sulmuan anijet italiane. Ndërkohë, Gjermania sulmoi Jugosllavinë. Në qershor të vitit 1941, Hitleri urdhëroi pushtimin e Bashkimit Sovjetik, veprim që e gjeti të papërgatitur ushtrinë sovjetike. Sulmi gjerman nisi në tri drejtime: drejt Shën Petersburgut (Leningradit), drejt Moskës dhe drejt Vollgogradit (Stalingradit). Hitleri mendonte se duke përdorur taktikën e “sulmit rrufe” ose sulmit të kombinuar mes aviacionit, tankeve dhe artilerisë, do ta mposhtte Bashkimin Sovjetik para dimrit. Por ushtria sovjetike rezistoi mjaft mirë dhe i Adolf Hitler përshëndet trupat gjatë nisjes për pushtimin e Polonisë, Shtator 19392RusiaDominimi gjerman në kulmin e zgjerimit të saj në 1941 Vende neutralePoloniaFinlandaSeudiaNorvegjiaIrlanda Britania e MadheDanimarkaFrancaBelgjikaLuksemburguZvicraSpanjaFrancaItaliaShqipëriaGreqiaTurqiaBullgariaRumaniaHungariaAustriaGjermaniaÇekosllovakiaJugosllaviaAfrika veriore(Vishi) PortugaliaVendet e Ulëta 148
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154