Page 151 - Demo
P. 151
Tematika VBomba mbi Hiroshima56Beteja për Stalingradin 4• Sqaroni shkaqet e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.• Cilat ishin veprimet kryesore ushtarake të forcave gjermane?• Evidentoni faktorët që ndikuan në thyerjen e gjermanëve në sulmin e tyre të parë kundër BS-së.• Si iu kundërpërgjigjën aleatët sulmeve gjermane?• Analizoni luftën në Lindjen e Largët.Verifikoni njohuritëtërhoqi trupat gjermane në brendësi të vendit, duke i goditur herë pas here me aksione guerile. Me ardhjen e dimrit të ashpër rus, situata e trupave gjermane u përkeqësua. Në dhjetor të vitit 1941 kishte filluar kundërmësymja dhe, në betejën e madhe të Moskës, gjermanët u detyruan të tërhiqen. Në Lindjen e Largët, Japonia, e cila kishte nënshkruar me Gjermaninë dhe Italinë paktin për ndarjen e botës mes tyre, në dhjetor të vitit 1941 sulmoi bazën amerikane në Pearl Harbor, në ishujt Havai, duke shkatërruar një pjesë të madhe të flotës amerikane. Menjëherë ShBA-ja hyri në luftë kundër Japonisë, Gjermanisë e Italisë. Qëllimi i Japonisë ishte të siguronte hegjemoninë në Lindje. Ushtritë japoneze pushtuan Filipinet, Indonezinë, Malajzinë. Përparimi i Japonisë në brigjet e Paqësorit u ndalua në maj të vitit 1942, nga aviacioni amerikan. Kundërofensiva e aleatëveNga viti 1943, amerikanët fituan në shumë beteja ajrore dhe filluan ripushtimet në ishujt e Paqësorit. Në frontin rus dështoi edhe mësymja naziste kundër qytetit industrial të Stalingradit. Qyteti arriti t’i bëjë ballë rrethimit për gjashtë muaj rresht. Kundërmësymja ruse i dha fund rrethimit dhe dështimi i operacionit kundër BRSS-së tregoi edhe njëherë thyeshmërinë e Hitlerit.Në korrik 1943, trupat angleze dhe amerikane zbarkuan në Sicili. Ngjitja vazhdoi në drejtim të Romës, për të marrë më pas gjithë gadishullin Apenin. Viktor Emanueli III shkarkoi nga detyra Musolinin dhe ngarkoi me detyrën e kryeministrit gjeneralin Pietro Badolio, i cili, më 8 shtator 1943 nënshkroi armëpushimin me Anglinë dhe ShBA-në. Në Konferencën e Teheranit, në vjeshtë 1943, aleatët vendosën hapjen e frontit të dytë të luftës. Në verë 1944, amerikanët zbarkuan në Normandi. Në shkurt të vitit 1945, Stalini, Çërçilli dhe Ruzvelti u takuan në Jaltë, në Krime, për të vendosur fatet e botës pas luftës. U vendos që pas kapitullimit, Gjermania do të ndahej në katër zona midis fituesve. Pas Konferencës së Jaltës filloi sulmi final i aleatëve kundër Berlinit. Amerikanët zbarkuan në Normandi. Trupat ruse morën Vjenën e më pas hynë në Berlin, Hitleri u vetëvra dhe komanda gjermane deklaroi humbjen. Më 9 maj 1945, Gjermania nënshkroi kapitullimin e saj dhe kështu përfundoi lufta në Evropë. Në frontin e Paqësorit, për të gjunjëzuar përfundimisht Japoninë, më 6 gusht 1945 u hodh në Hiroshima bomba e parë atomike. Kjo solli vdekjen e 90 000 njerëzve. Tri ditë më vonë një bombë tjetër shpërtheu në Nagasaki, ku vdiqën 50 000 njerëz. Më 2 shtator 1945, Japonia firmosi armëpushimin.Sulmi mbi Pearl Harbor-in149

