Page 152 - Demo
P. 152
Konteksti historikMarrëdhëniet mes hebrenjve dhe shqiptarëve janë të vjetra, por një moment i veçantë në raportet mes dy popujve ishte kur nazistët filluan politikat e tyre diskriminuese ndaj hebrenjve. Shqipëria e pushtuar nga italianët e më pas nga gjermanët, i fshehu hebrenjtë, i ndihmoi dhe nuk i dorëzoi te nazistët. Kjo dukuri ishte e lidhur ngushtë edhe me traditën shqiptare të besës dhe të mikpritjes. Njerëzit e thjeshtë i strehuan ata në shtëpitë e tyre, duke i konsideruar si pjesëtarë të familjes. Shqipëria u bë vendi i vetëm i pushtuar nga nazistët, ku numri i hebrenjve pothuajse u dhjetëfishua. Kjo vepër e shqiptarëve i ka dhënë Shqipërisë një emër të nderuar në historinë e Luftës së Dytë Botërore.Rezultatet e të nxënitNxënësi/ja:• evidenton rrethanat historike në të cilat vepruan shqiptarët;• analizon politikat antisemitike të nazistëve gjermanë dhe në mënyrë specifike, përshkallëzimin e këtyre politikave nga ardhja e nazistëve në pushtet deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore;• vlerëson rolin e shqiptarëve në grupin e popujve që shpëtuan hebrenjtë;• analizon arsyet e mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri duke evidentuar besën, tolerancën dhe mikpritjen.ZhvillimiNxënësit ndahen në dy grupe, me qëllim trajtimin e tematikave të ndryshme lidhur me shpëtimin e hebrenjve.Grupi I ka si objektiv trajtimin e çështjeve që lidhen me historinë e hebrenjve dhe antisemitizmin në periudhën naziste. Ai përqendrohet në:• evidentimin e momenteve kryesore në historinë e hebrenjve;• situatën e krijuar në Gjermani gjatë qeverisjes naziste në vitet 1933-1939;• përkeqësimin e situatës së hebrenjve pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore;• analizën e projektit nazist të “zgjidhjes finale” dhe hapat konkretë të ndjekur për realizimin e tij.Grupi II do të shqyrtojë çështjen e reagimit të shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve. Ai përqendrohet në:• marrëdhëniet historike mes hebrenjve dhe shqiptarëve;• rolin e individëve dhe familjeve shqiptare në mbrojtjen e hebrenjve;• rolin e institucioneve shqiptare gjatë pushtimit fashist dhe nazist në mbrojtjen e hebrenjve;• evidentimin e arsyeve të sjelljes së shqiptarëve ndaj hebrenjve dhe rolin e traditës si besa, mikpritja, toleranca fetare etj.Kontributi i shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës II BotëroreVeprimtariprak ti k eGra shqiptare dhe hebreje, Burrel 19431UdhëzimKoha: 1 orë mësimoreMetoda:punë me grupePër më shumë informacion:http://www.jewishvirtuallibrary.org/jsource/vjw/albania.html150

