Page 153 - Demo
P. 153


                                    Tematika VPROJEKT (Ora e tretë)Tema: Globalizimi, prirje pozitive apo negative në botën e sotme?Rezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja:x shpjegon konceptin “globalizim”;x analizon rrugët e përhapjes së dukurive globalizuese;x vlerëson ndikimin e globalizimit në ekonominë botërore;x analizon aspektin kulturor të proceseve globalizuese dhe rolin e tyre në integrimin apo përplasjen e kulturave të ndryshme;x identifikon eksperienca konkrete të globalizimit duke analizuar rolin e tyre në shoqëri, ekonomi, kulturë etj.; x ballafaqon përparësitë dhe mangësitë e globalizimit, kudo që ai haset;x evidenton elemente të globalizmit në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri.Burimet kryesore të informacionitTeksti mësimor Historia 10, interneti, materiale të shkruara në formë publikimesh apo artikujsh për këtë tematikë, materiale audiovizuale me karakter dokumentar apo artistik, biseda me specialistë të fushave të ndryshme, biseda me të afërm për përvoja konkrete.Metodologjia që do të përdoretPunë në grup, hulumtim, intervista, diskutim, analizë, paraqitje, debat dhe shkëmbim mendimesh.MjetetTeksti mësimor Historia 10, materiale të shtypura, informacione nga shtypi i përditshëm, kompjuter, video-projektor, tabelë interaktive, postera, materiale vizuale (fotografi ose filma).Organizimi i klasësNxënësit/et do të ndahen në dy grupe. Grupet do të përbëhen nga “përkrahësit” dhe “kundërshtarët” e procesit të globalizimit, me qëllim nxitjen e debatit dhe diskutimeve në klasë. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitx Nxënësit/et raportojnë punën e bërë deri në këtë fazë të projektit; tashmë ai duhet të jetë në trajtën e një raporti paraprak, ndaj u këshillohet të tregojnë një vëmendje të veçantë për origjinalitetin e punimit.x Evidentohet kontributi i secilit anëtar të grupit dhe shkalla e bashkëpunimit midis tyre.x Nxënësit/et përshkruajnë shkallën e përdorimit të burimeve të informacionit, rrugët e sigurimit dhe vlefshmërinë e tyre.x Raportohen vështirësitë dhe bëhen sugjerime edhe nga nxënës/e të grupeve të tjera për zgjidhje dhe ide të ndryshme.151
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157