Page 154 - Demo
P. 154
Tematika Qytetërimet bashkëkohore (1945-sot)6Gjatë kësaj tematike, nxënësi/ja:• analizon kushtet historike të krijimit, karakterin dhe qëllimet e OKB-së;• tregon procesin e arritjes së paqes dhe analizon vendimet kryesore të konferencës së Jaltës, Potsdamit dhe Parisit;• analizon tiparet e sistemit politik në BRSS dhe marrëdhëniet e BRSS me bllokun lindor dhe bllokun perëndimor;• analizon veçoritë e politikave të brendshme dhe të jashtme të ShBA-së;• evidenton faktorët e “mrekullisë ekonomike” të Italisë;• evidenton qëndrimin e Francës ndaj procesit të dekolonizimit;• analizon tiparet e sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror në Britaninë e Madhe;• shpjegon procesin e krijimit të dy Gjermanive;• analizon tiparet e sistemit politik dhe politikën nacionaliste në Jugosllavi;• shpjegon dallimet dhe tiparet e përbashkëta të organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror të shteteve socialiste të bllokut lindor;• analizon shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve territoriale në Evropë: shpërbërja e BRSS-së dhe e Jugosllavisë;• evidenton Traktatin e Mastrihtit, si vazhdues të procesit të integrimit evropian dhe krijuesin e Bashkimit Evropian;• analizon procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian;• analizon arsyet e rritjes së rolit të gruas në jetën shoqërore dhe politike sot.Luftë e Ftohtë, Perde e Hekurt, superfuqi, sovranitet i kufizuar, disident, detantë, dekolonizim, bashkekzistencë paqësore, denazistifikim, çmilitarizim, të drejtat e njeriut, garë armatimesh, ekonomi mikse, globalizëm, integrim evropian, lëvizje antiraciale, lëvizje feministe, shpërbërje, ost-politika, politikë dirizhiste, neokonservatorizëm, neoliberalizëm, socializëm me fytyrë njerëzore, vetadministrim, Glasnost, Perestrojkë, kursi i kufirit të ri, vende të paangazhuaraKoncepte kyçenizimit politik,kut lindor;iale në cesit të pian;;152

