Page 155 - Demo
P. 155
Tematika VIKonferenca e Jaltës, shkurt 1945 (nga e majta në të djathtë, Çërçilli, Ruzvelti, Stalini1Paslufta dhe projektimi i së ardhmesLufta II Botërore i dha fund një cikli konfliktesh, që shumë historianë e kanë përcaktuar si “lufta tridhjetëvjeçare e shek. XX”. Ky cikël përfshin Luftën I Botërore, vitet e krizës së madhe ekonomike 1929-1933, vendosjen e diktaturave komuniste dhe fashiste në Evropë dhe si pikë kulmore ka Luftën II Botërore. Në këtë luftë, numri i viktimave civile e tejkaloi atë të viktimave ushtarake. Procesi i projektimit të së ardhmes pas luftës u mbështet kryesisht në disa konferenca të zhvilluara gjatë dhe pas saj. Në këtë kontekst, Konferenca e Jaltës, 4–11 shkurt 1945, ishte një ngjarje e rëndësishme. Në Jaltë u vendos që:• lufta ndaj Gjermanisë të përfundonte vetëm me kapitullimin e saj; • pas mbarimit të luftës, Gjermania të ndahej ndërmjet aleatëve; • të krijohej Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për ruajtjen e paqes etj. Ndërsa Konferenca e Potsdamit, e zhvilluar më 17 korrik – 2 gusht 1945 pranë Berlinit, ishte ajo që përcaktoi përfundimisht situatën në Evropën e pasluftës. Aty u konkretizua vendimi për ndarjen e Gjermanisë në katër zona pushtimi (amerikane, angleze, franceze, sovjetike). Gjermania do të çmilitarizohej e denazifikohej dhe do të kthehej në një vend demokratik. Do të dënoheshin kriminelët e luftës dhe do të paguheshin dëmshpërblime ndaj vendeve fituese. Konferenca e Parisit, që i hapi punimet më 29 korrik 1946, përcaktoi traktatet e paqes me vendet humbëse. Në konferencë u diskutuan kufijtë si dhe dëmshpërblimet. Më 10 shkurt të vitit 1947, u nënshkruan traktatet e paqes me Italinë, Finlandën, Rumaninë, Bullgarinë dhe Hungarinë. Traktati i paqes u nënshkrua me Japoninë më 1951 dhe me Austrinë më 1955, ndërsa me Gjermaninë nuk u nënshkrua asnjëherë.Ndryshimet kryesore territoriale ishin: • Bashkimi Sovjetik ishte shteti që përfitoi më shumë: - Besarabinë dhe Bukovinën nga Rumania;- Karelinë nga Finlanda;- iu njoh formalisht aneksimi i vendeve baltike;- territoret në lindje të Polonisë.Tema 1 Bota menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (1945–1946)GrmicëhistorikePropozimi për përdorimin e emërtimit “Kombet e Bashkuara” u bë nga presidenti i ShBA-së Teodor Ruzvelt, në një nga takimet e tij me kryeministrin britanik Uinston Çërçill, gjatë viteve të Luftës II Botërore. Duke qeshur, Çërçilli ia ktheu se termi Kombet e Bashkuara ishte përdorur më herët nga poeti i njohur britanik, Bajroni, në poemën e tij “Çajld Harold”, duke iu referuar koalicionit antinapoleonian në betejën e Vaterlosë.153

