Page 156 - Demo
P. 156


                                    Emblema e OKB-së 3Gjyqi i Nurembergut, 19452 Krijimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Zanafilla e krijimit të OKB-së merr udhë që në vitet e para të Luftës II Botërore. E ashtuquajtura “Karta e Atlantikut” përcaktonte krijimin e një “sistemi më të gjerë dhe të përhershëm të sigurisë së përgjithshme” pas luftës. Gjatë luftës, pati disa takime ku u diskutua se si do të viheshin në zbatim parimet e “Kartës së Atlantikut”. Më i rëndësishmi ishte ai i Damberton Ouksit pranë Uashingtonit, ku u mor vendimi për krijimin e një “organizate ndërkombëtare të përgjithshme”, e cila do të quhej Kombet e Bashkuara. Në konferencën e Jaltës u ra dakord mbi mekanizmin e votimit në OKB, sidomos për të drejtën e vetos. Hapi përfundimtar për krijimin e OKB-së u hodh në qershor të vitit 1945, kur në San Francisko të ShBA-së, përfaqësuesit e 51 shteteve firmosën kartën e saj. Karta e OKB-së shpalli si qëllimin kryesor të organizatës ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në botë. Parimet kryesore të Kartës së OKB-së• Ndalimi i përdorimit të forcës ushtarake, me përjashtim të rasteve për vetëmbrojtje kombëtare.• Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe atyre mes shteteve me mjete paqësore.• Bashkëpunim për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.• Njohja dhe respektimi i sovranitetit kombëtar dhe e drejta e kombeve për vetëvendosje.• Në OKB pranohen të gjitha vendet që pranojnë Kartën e saj. Organet e OKB-së• Asambleja e Përgjithshme, ku marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare; aty diskutohen dhe miratohen rezoluta për të gjitha çështjet që përfshihen në Kartën e OKB-së.• Këshilli i Sigurimit, i cili ka 15 shtete anëtare, nga të cilat pesë janë të përhershme (ShBA, Angli, Francë, Kinë dhe Rusi) dhe me të drejtë vetoje; • Sekretariati i OKB-së është hallka ekzekutive e saj dhe drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm;• Gjykata Ndërkombëtare, e cila ndërmjetëson mosmarrëveshjet mes shteteve.• Pranë OKB-së funksionojnë disa organizata dhe agjenci të specializuara si: Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) etj. • Gjermania humbi Prusinë Lindore, që iu dha Polonisë me kufirin në lumenjtë Oder-Neisse.• Krahina e Sarës mori një status autonom, ndërsa ekonomikisht iu bashkëngjit Francës.• Hungaria humbi Transilvaninë, e cila iu dha Rumanisë. • Italia i dha Jugosllavisë krahinën e Istrias, ndërsa qyteti i Triestes fitoi një status të veçantë ndërkombëtar. Këto ndryshime sollën vështirësi të mëdha ekonomike e demografike. Me ndryshimet e kufijve, miliona njerëz u detyruan të shpërngulen duke braktisur pronat e tyre. Në zbatim të marrëveshjeve mes fuqive të mëdha, në gusht 1945, në Nuremberg filloi gjyqi ndaj kriminelëve të luftës që u gjykuan jo vetëm për krime lufte, por edhe për krime ndaj njerëzimit.Fjalore drejtë vetoje (në kuadrin e OKB-së) - votë kundërshtuese, me anë të së cilës çdonjëri prej 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit mund të rrëzojë veprimet dhe vendimet e mbledhjes së Këshillit për çdo çështje, përveç atyre procedurale.154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160