Page 157 - Demo
P. 157


                                    Tematika VIDy superfuqitë demonstrojnë forcën në parada ushtarake, (majtas) Los Anxhelosi, (djathtas) Moska.4Roli dhe ndikimi i OKB-së ka ardhur duke u rritur. Sot, në të marrin pjesë 193 vende. Megjithatë, gjatë veprimtarisë së OKB-së janë evidentuar edhe dobësi që rrjedhin nga mënyra e organizimit të saj, si p.sh: mungesa e trupave të përhershme ushtarake paqeruajtëse, mekanizmi i vetos në Këshillin e Sigurimit, që kërkon konsensus të të gjithë anëtarëve të saj, problemet e lidhura me financimin etj.Ndarja e botës në dy blloqe kundërshtare dhe lufta e ftohtë Përfundimi i Luftës II Botërore pati edhe një pasojë tjetër në planin gjeopolitik. Në skenën ndërkombëtare filluan të mbizotëronin si asnjëherë tjetër dy superfuqi, ShBA dhe Bashkimi Sovjetik. Aleanca e formuar gjatë Luftës II Botërore u zëvendësua me një rivalitet, që do të zhvillohej si në planin ideologjik (sisteme politiko-ekonomike të kundërta), ashtu edhe në mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre në botë. Rezultat i këtij rivaliteti ishte krijimi i dy kampeve në përballje të vazhdueshme me njëritjetrin. Kjo përballje u quajt “lufta e ftohtë”, pasi asnjëherë nuk u arrit në një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë. Në planin ushtarako-politik, ShBA-ja së bashku me vendet e Evropës Perëndimore themeluan në prill të vitit 1949 Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (Nord Atlantic Treaty Organization, NATO). Nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik themeloi në vitin 1955 organizatën “Traktati i Varshavës”, në të cilën morën pjesë të gjitha vendet e Evropës Lindore, me përjashtim të Jugosllavisë. Ndarja midis dy kampeve ishte më e dukshme në Evropë, ku mes blloqeve të kundërta u vendos një “perde e hekurt”, sipas fjalëve të Çërçillit. Rasti ekstrem paraqitej nga Gjermania e ndarë në dy shtete: Republika Federale Gjermane (RFGJ), në Perëndim, e cila merrte pjesë në NATO, dhe Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), në Lindje, e cila ishte pjesë e Traktatit të Varshavës. Në shtetet e Evropës Lindore, si edhe në RDGJ, erdhën në pushtet në mënyrë jodemokratike dhe me mbështetjen sovjetike, regjime komuniste. 155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161